E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHKB arreston kontrollorin e doganës së Kapshticës

Prangoset kontrollori i pikës kufitare të Kapshticës pasi ka lënë të lirë të kalojë drejt Greqisë autorin e vrasjes tronditëse të një nate para ndërrimit të viteve në Elbasan. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm Elbasan, pas një operacioni policor ka bërë të mundur arrestimin e Ardian Çekiçitt, 45 vjeç nga Pogradeci, i cili ka lënë të kalojë pa pengesë autorin e vrasjes së 41-vjeçarit Ilir Rexhepi përmes pikës kufitare të Kapshticës.
41-vjeçari Ilir Rexhepi u ekzekutua në mënyrë mafioze në mbrëmjen e datës 30 dhjetor 2011 në qendër të qytetit të Elbasanit,vetëm pak metra larg ish shtëpisë së kulturës, brenda automjetit të tij. Vrasja e tij e kryer në mënyrë mafioze ka ngritur disa pista hetimi, pasi ai ishte njëkohësisht edhe vëllai i ish-efektivit të policise së Elbasanit, Roland Rexhepi, i ekzekutuar 2 vite më parë . Megjithatë nga policia nuk pqrjashtohen mundqsi tq tjera pqr implikimin e 41- vjeçarit në ndonjë konflikt personal, apo shkaqe të tjera.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›