Kryeministri Berisha emëron Major Ylli Zylën drejtor të Shërbimit Informativ Ushtarak
Kryeministri Berisha mbështetur në pikën 3, të nenit 102, të Kushtetutës dhe në pikën 1, të nenit 7, të ligjit nr.9074, “Për Shërbimin Informativ Ushtarak”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, urdhëroi sot, emërimin e Major Ylli Zylës drejtor të Shërbimit Informativ Ushtarak.