E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret Ambasadorin e Greqisë në Tiranë Constantinos Kokossis, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri

Kryeministri Berisha priti sot në takim Ambasadorin e Greqisë në Tiranë, Zotin Constantinos Kokossis, me rastin e përfundimit të  misionit të tij në Shqipëri.

Në takim, Ambasadori Kokossis shprehu falënderimet për përkrahjen që ka pasur nga Kryeministri dhe autoritetet e tjera të vendit tonë në realizimin e misioni të tij. Ambasadori vuri në dukje ndryshimet e mëdha pozitive që kanë ndodhur në Shqipëri dhe në veçanti, theksoi se gjatë misioni të tij marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona u konkretizuan me rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe investimet e biznesit grek në Shqipëri.

Kryeministri Berisha falënderoi Ambasadorin Kokossis për kontributin e tij në përkrahjen që Greqia i ka dhënë Shqipërisë për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe në ftesën për anëtarësimin në NATO.                                                 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›