eshtja e pronave Berisha sulmon Topin
Prona dhe përmirësimi i kuadrit ligjor për këtë çështje ishte kryefjalë e mbledhjes së qeverisë ndërsa kryeministri Sali Berisha e cilësoi si tejet energjike ndërhyrjen që është bërë për trajtimin e saj gjatë këtyre viteve. Ndërsa prezantoi nismën ligjorë të ministrisë së drejtësisë për përafrimin e realitetit të pronës me kushtet aktuale të tregut, Berisha u ndal edhe tek ata që kanë abuzuar me pronën dhe rastet nuk kanë munguar edhe në rangun e drejtuesve më të lartë siç është ai i Presidentit të Republikës Bamir Topi- shtoi shefi i qeverisë. Reagimi i kreut të ekzekutivit vjen vetëm pak ditë pasi, në mënyrë të papritur, kreu i shtetit Topi e sulmoi drejtpërdrejt duke e akuzuar se nuk kishte bërë asgjë për zgjidhjen e problemit të pronës në vend.
Në lidhje me ndërtimet e të shpërngulurve, kryeministri tha se në asnjë vend të botës nuk janë rrafshuar ndërtimet e ardhura si rezultat i një fenomeni konstant dhe të drejtës legjitime të njerëzve, për të zgjedhur vendin ku do të jetojnë.
“Dëshira e qytetarëve për të jetuar në qytet është një nga dëshirat me legjitime të njeriut. Çdo njeri ka të drejtë dhe do të ketë të drejtë të zgjedhë vendin ku do banojë. Krijohen probleme, por ndaj janë autoritetet për t’ju dhëne përgjigje e për të zgjidhur këto probleme.” – vijoi më tej kryeministri Berisha.
Shefi i qeverisë u ndal edhe tek ndërhyrjet e qeverisë për të ruajtur nivelin e pranueshme të çmimeve në tregje duke sjellë si rast uljen e tarifave për telefoninë celulare, apo edhe ajo e medikamenteve.
Qellimi kryesor i këtyre ndërhyrjeve ka deklaruar kryeministri, ka qenë gjithmonë mbrojtja e konsumatorit dhe goditja e abuzivitetit me çmimet.