Politika nga permbytje ne permbytje
TIRAN - Viti qe po leme pas i krahasuarme vitet e tjera ka pasur nje axhende te ngjeshur politike. Nga nje analize kronologjike te ketij viti ti degjojme serish nga mediat e te gjitha ngjarjeve qe ka ndodhur ky vit mund te konsiderohet nje de javu per gjithcka qe ka ndodhur.
Brenda 365 diteve vendi eshte njohur me ngjarjeve te perseritura duke filluar nga permbytjet ne zonen veriperendimore te Shqiperise duke vijuar me marredheniet e kushtezuara te parlamentit te opozites shqiptare me pas me krizen politike dhe deri tek vendosja per djegien e fleteve te votimit. Qe ne muajin janar vendi u njoh me nje fenomen qe prej kohesh nuk ndodhte ne te tilla masa ate te permbytjeve.
Kurrsesi politika nuk mund te qendronte jashte ketij problemi. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama shigjetoi kryeministrin Berisha dhe fajesoi qeverine per problemet qe po hasnin banoret ne disa zona te vendit. Por kryeministri Berisha ne nje deklarate te tij me 18 janar e ka cilesuar si nje sukses te qeverise se tij faktin qe ne zonat e permbytura ne veriperendim te vendit nuk u shenua asnje viktime.
Gjate nje mbledhje te grupit parlamentar Demokrat Berisha theksoi se mazhoranca ulej ne Ndersa vendi u njoh me permbytje edhe me te medha politika shqiptare riperseriti te njejtat akuza. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama akuzoi serish kryeministrin Berisha vitit vendin dhe se keqqeverisja ka shkaktuar mjaft deme. Por kryeministri Berisha nga ana e tij ashtu si edhe ne fillim te ketij viti u shpreh se situata e permbytjeve eshte menaxhuar me se miri dhe se suksesi i qeverise se tij eshte se nga keto permbytje nuk ka pasur asnje viktime.
Edhe ne keto momente disazona te Shkodres vijojne te perjetojne pasojat e permbytjes. Janari i vitit qe po leme pas e gjeti opoziten shqiptare me nje bojkot te Parlamentit. Pergjate gjithe vitit ka pasur tentativa nga politika shqiptare dhe nderkombetare per te arritur nje zgjidhje. Me sa duket edhe muaji tjeter do ta gjeje vendin ne te njejten situate.
Vendi vijon te trashegoje krizen politike qe ka ne thelb te saj hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Pas
negociatave te njepasnjeshme ne menyre te ndryshme dhe me ndermjetes te ndryshem partite politike nuk kane gjetur deri me sot celesin e zgjidhjes se krizes politike.
Per me shume se nje vit e gjysme situata mbetet po ajo dhe me sa duket do te vazhdoje deri ne zgjedhjet vendore te 8 majit ku palet do te duhet te gjejne me doemos nje konsensus. Dy ngjarje te perseritura ne politiken shqiptare brenda nje viti eshte dhe rrezimi nga Komisioni i Ligjeve te ofertes se Partise Socialiste dhe vendimmarrja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per djegien e fleteve te votimit.
Ne 16 mars te ketij viti Komisioni i Ligjeve rrezoi nenet qe kane lidhje me transparencen e zgjedhjeve ndersa opozita braktis mbledhjen. Me 20 dhjetor e njejta ngjarje ndodhi ne Komisionin e Ligjeve i cili rrezon projektvendimin e PS per zgjidhjen e krizes.
Ndersa me 1 prill Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani deklaroi se institucioni qe ai drejton do te merrte vendimin per djegien e kutive. E njejta deklarata eshte perseritur ne vazhdimesi.
Pas ketyre deklaratave KQZ vendosi dje qe te djege fletet e votimit ne 7 janar te vitit te ardhshem. Per vendin nuk do te jete cudi qe edhe ne vitin e ardhshem ngjarjet te ketij viti ti degjojme serish nga mediat.