E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha firmos një vendim i cili përcakton disa ndryshime të rëndësishme në favor të biznesit

Kryeministri Berisha firmosi sot vendimin e marrë në Këshillin e Ministrave datë 13 shkurt “Për një ndryshim në vendimin nr.781, datë  14.11.2007, “Për karakteristikat teknike funksionale të pajisjeve fiskale, sistemit të integruar te kompjuterizuar për transferimet  periodike automatike të deklarimeve  financiare, sistemi i komunikimit, proçedurën dhe dokumentacionin për miratimin e tyre dhe për kriteret për pajisje me autorizim për shoqëritë e autorizuara për ofrimin e pajisjeve fiskale”.

Ky vendim sjell ndryshime të rëndësishme në favor të biznesit, të cilat synojnë lehtësimin e mëtejshëm të tij, si dhe uljen e kostove financiare si për kompanitë private të biznesit dhe njëkohësisht dhe për shoqëritë e autorizuara.

Tashmë, shoqëritë e autorizuara do të kryejnë kontrollin një herë në 24 muaj. Ky kontroll është ulur progresivisht, nga 1 herë në 6 muaj, më pas një herë në vit dhe tani një herë në 2 vjet.

Gjithashtu, tarifa e paguar për kontrollin periodik, do të zbresë në 4 mijë lekë, nga mbi 9 mijë lekë që ishte  e mëparshmja, duke përfshirë në këtë cmim edhe koston e transmetimit, e cila deri më sot ishte shpenzim suplementar mbi këtë shifër.

Ky vendim vjen si vazhdimësi e vendimeve në mbështetje të biznesit dhe zgjerimit të lirisë së tij ekonomike.


27/02/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›