Kryeministri Berisha ngushëllon familjarët e ish futbollistit Alfred Zijaji
Kryeministri Berisha, nëpërmjet një mesazhi, i ka shprehur sot ngushëllime familjes së ish futbollistit të njohur Alfred Zijaji, i cili u nda nga jeta në moshën 52-vjeçare.
09/02/2013
Në mesazhin e tij, Kryeministri Berisha shprehet:
“Lajmi i ndarjes nga jeta të prindit, bashkëshortit, njeriut tuaj më të dashur, ish futbollistit të njohur, një prej themelueseve të Partisë Demokratike, Alfred Zijajit, më trishtoi pa masë.
Alfredi u nda nga jeta, por ka lënë kujtimin e një prindi, një bashkëshorti shembullor, një futbollisti të talentuar, një qytetari që mbrojti vlerat e larta që besoi.
Me këtë rast, ju shpreh juve dhe të gjithë miqve të Alfredit ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe lutem, së bashku me ju, që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar.
Me respekt,
Sali Berisha”.
09/02/2013