E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha firmos vendimin për kalimin në fond banesash të një numri objektesh shtetërore industriale

Sot Kryeministri Sali Berisha firmosi vendimin e Këshillit te Ministrave, të miratuar në mbledhjen e datës 24 prill 2013, për  kalimin në fond banesash të një numri objektesh shtetërore industriale, përkatësisht në ish-Kombinatin e Autotraktorëve, Uzinën e Foder – Mek  në Shkozë, ish-Kombinatin e Tekstileve të Pambukta  si dhe ish-Uzinën Dinamo e Re, në Tiranë.  Me këtë vendim Këshilli i Ministrave i kalon këto objekte në pronësi dhe pa kundër shpërblim,  pra falas, me shumë se 500 familjeve, të cilat janë strehuar në këto godina prej rreth 20 vitesh. Këto objekte e kanë humbur prej vitesh qëllimin ekonomik dhe publik që kanë patur.

Familjet e strehuara në to, gjatë këtyre 20 viteve, i kanë përshtatur këto objekte në ambiente banimi dhe i paguajnë shtetit rregullisht detyrimet për shërbimet e energjisë, ujësjellës - kanalizimeve etj. 

Me këtë vendim, Këshilli i Ministrave duke kaluar në pronësi të këtyre familjeve këto objekte, i jep zgjidhje një problemi të mprehtë social shume vjeçar për një numër mjaft të madh banorësh në rrethin e Tiranës, atë të strehimit të tyre.

Marrja e titullit të pronësisë u jep këtyre familjeve të qytetit të Tiranës zgjidhjen përfundimtare  për përmbylljen e nevojës për strehim në mënyrë të ligjshme.

Këshilli i Ministrave ka ngarkuar Entin e Banesave për trajtimin  sa më shpejt të këtyre rasteve.


26/04/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›