E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha flet në mbledhjen e Grupit Parlamentar për takimin me Komitetin Presidencial të Asamblesë së Këshillit të Evropës

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar, Kryeministri Berisha informoi të pranishmit lidhur me takimin e zhvilluar me Komitetin Presidencial të Asamblesë së Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE-së z. Mevlüt çavuşoğlu.

Sa i përket këtij takimi, Kryeministri Berisha u shpreh: “Sapo përfunduam një takim me Delegacionin e Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Kryetari i Asamblesë Parlamentare të KiE z. Mevlüt çavuşoğlu, që quhet në këtë rast, për sa i përket formimit të tij, Komiteti Presidencial. Në takimin tim unë e falënderova shumë Këshillin e Evropës, për mbështetjen e madhe që i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë; për rezolutën, por edhe delegacionin, i cili ka ardhur në frymën e rezolutës të ndihmojë me praninë e tij dhe mendimet e tij, zhvillimet pozitive në vend. Unë mendoj se takimi ishte një takim shumë i hapur, i gjerë, i frytshëm dhe shpreha në këtë takim disponibilitetin e plotë timin, të qeverisë, të koalicionit qeveritar për të trajtuar në mënyrën më serioze, më konstruktive të gjitha problemet bilaterale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor në Shqipëri”.


22/02/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›