E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjala e Kryetares së Kuvendit Znj. Jozefina Topalli dt. 20.02.2010

Jam shumë e kënaqur që jam sot këtu.
Dua të falënderoj me gjithë zemër dhe të përgëzoj zonjën Mubarak për këtë konferencë që pritet të trajtojë tema shumë të rëndësishme në kuadër të Unionit Mesdhetar, në këtë kohë sfidash globale.
E konsideroj praninë time në Kajro shumë të veçantë, për një fakt domethënës: Shqipëria dhe Egjipti janë dy vende që i bashkojnë lidhjet historike dhe një histori miqësie. Kjo manifestohet nga prezenca e shumë familjeve me origjinë e gjak shqiptar në Egjipt, që kanë lënë gjumët e tyre në kulturën tuaj të pasur dhe të mrekullueshme.
Ndjehem e nderuar që zonja Mubarak më ka ftuar mua; është kënaqësi të jemi bashkë, pothuajse ashtu si gratë takohen në jetën e përditshme të secilit vend për të diskutuar për vështirësitë po aq sa edhe për ëndrrat, për problemet, po aq sa edhe për shpresat.
Pavarësisht sa të ndryshme jemi në diversitetin tonë të mrekullueshëm, ka diçka të veçantë që na bashkon: bota jonë rrotullohet rreth familjeve dhe fëmijëve tanë. Megjithatë, çfarë na bashkon sot është, para së gjithash, guximi, vendosmëria, shpresa dhe ëndrra për ndryshim. Ne i dimë nevojat e shumta të një shoqërie të sapodalë nga një shfigurim i madh ose nga një mohim ekstrem, sikurse dimë edhe që nuk ka pengesa në rrugën tonë, që nuk mund të kapërcehen.
Sot, besoj, është një mundësi e mirë për të nderuar kontributin e grave në çdo aspekt të jetës, në shtëpi dhe në punë; në komunitet si nëna dhe bashkëshorte, si motra dhe bija, si qytetare dhe lidere. Ështe një mundësi e mirë për ne, gratë parlamentare, të ndajmë eksperienca të dobishme dhe histori suksesi; është një mundësi e mirë të ndajmë përpjekjet tona në përballjen me sfidat e përbashkëta që i mbështesim me zemrën dhe mendjen tonë sfidat për ndryshim. Së fundi, është një mundësi e mirë të koordinojmë angazhimin dhe veprimet tona për ndryshim.
Më lejoni të shfrytëzoj këtë mundësi për tju folur pak rreth popullit tim. Shqipëria është një vend i vogël për nga shtrirja gjeografike, por i madh në shpirtin e tij. Historia e tij e ka origjinën në kohët e lashta. Me një gjuhë dhe kulturë unike dhe vlera të çmuara, Shqipëtarët e pagëzuan veten bijtë e shqipes sepse ata deshën lirinë, jetën, dhe ndryshimin.
Vetëm para dy dekadash, gjatë viteve 90 të shekullit të kaluar, shqiptarët, burra dhe gra, përmes sakrificave sublime rrëzuan rregjimin më të egër komunist të njohur ndonjëherë. Ata filluan një betejë të vazhueshme për democraci, ku secili kishte të drejtë të punonte, të jetonte dhe të ëndërronte pa pasur frikë nga uria dhe varfëria, pa u kërcënuar nga mungesa e lirisë së fjalës dhe besimit, arsimit dhe sigurisë. Sot, jemi krenarë për arritjet tona; krenarë që punuam shumë për të kthyer tragjedinë e së shkuarës në triumfin e vlerave tona më të mira.
Tre milionë shqiptarë jetojnë brenda kufijve të vendit tonë, dhe 3 milionë të tjerë në shtrirjet gjeografike përreth Shqipërisë. 52% e popullsisë së vendit tim janë gra dhe 50% e tyre jetojnë në zonat rurale; ato lindin mesatarisht 2 fëmijë, dhe jetëgjatësia e tyre është 75 vjeç. 95% janë të shkolluara dhe 43,6% e pedagogëve të universiteteve përbëhet nga gra. 20% e deputetëve janë gra.
Në fakt, 2010-ta është një vit i rëndësishëm për shqiptarët. Vetëm para dy dekadash, shqiptarët filluan betejën e tyre për ndryshim dhe zhvillim. Vetëm para dy dekadash, gjithçka që shqiptarët trashëguan ishte varfëria dhe Shqipëria kaloi një krizë të thellë në kushte izolimi të plotë.
Të siguronim ushqimin dhe të zvogëlonim varfërinë mbetën shqetësimet kryesore dhe u kthyen në angazhimet e shoqërisë shqiptare. Njerëzit e pa ushqyer dhe të kequshqyer bien lehtë pre e dhunës, e drogës dhe alkoolit dhe bëhen shënjestër e krimit. Kjo situatë e zymtë bëhet edhe më e vështirë kur viktima janë gratë dhe fëmijët.
Shqiptarët janë të vendosur ta kthejnë historinë e tyre në një histori ndryshimi të vazhdueshëm dhe të arrijnë vokacionin e tyre të natyrshëm, si dhe aspiratat e parardhësve të tyre.
Nëse hedh një vështrim prapa, në historinë e popullit tim ka pasur shumë gra që kanë lënë gjurmë të thella. Teuta - mbretëresha jonë e parë, e cila sundoi para dy mijë vjetësh; Rozafa gruaja që hyri në legjendat shqiptare. Ajo ishte bashkëshortja që u muros në themelet e kalasë për të nderuar betimin e të shoqit, por që kërkoi që njëri gji ti lihej jashtë për të ushqyer foshnjën e saj një histori 500-vjeçare; Shote Galica një luftëtare që vdiq në krah të bashkëshortit duke luftuar për liri, vetëm 100 vite më parë. Shpirti i madh që mbart emrin Nënë Teresa, është shqiptare dhe ajo është krenaria e kombit tonë. Si mbretëresha, luftëtare të jetës a lirisë, apo misionare ato janë jo vetëm emblemat tona, por edhe modele për tu ndjekur.
Para 15 viteve garova për deputete si një vajzë që gëzonte mundësi për të cilat nëna ime nuk mund as të ëndërronte. Unë garova për deputete si një nënë e shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve të saj, e cila dëshiron që fëmijët e saj të ëndërrojnë dhe që ëndrrat e tyre të bëhen realitet. Si nëna, arritjet e fëmjëve tanë janë realizimi i ëndrrave tona.
Por historia ka treguar se nuk ka të ardhme të begatë për fëmijët tanë, nëse nuk luftojmë për ti siguruar një të ardhme të gjithë fëmijëve. Nuk mund të ketë të ardhme të tillë nëse ne nuk luftojmë varfërinë, dhunën, pabarazinë gjinore; nëse nuk luftojmë për kujdes, shkollim, pagë dhe respekt të barabartë. E gjithë kjo nënkupton nevojat e familjes dhe të shoqërisë si e tërë.
Shpesh i bëj vetes pyetjen: Çfarë është politika? A nuk është ajo misioni për ti dhënë secilit shanse të barabarta për të arritur plotësisht potencialin që i ka dhuruar Zoti?! Unë jam e bindur se rruga e secilës prej nesh nuk ka qenë e lehtë. Përgjatë rrugës ne kemi mësuar të dëgjojmë, të gjejmë zgjidhjet dhe të inkurajojmë gra të tjera të bashkohen me ne. Ne nuk pushojmë së vepruari derisa ti ndryshojmë gjërat. Si gra parlamentare, ne nuk gjykohemi nga fjalët tona, por nga veprat, më shumë se çdo grua tjetër.
Si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, përveç angazhimeve legjislative, një nga prioritetet e mia ka qenë të takoj njerëz që përballen me format më të egra të varfërisë. Vetëm gjatë periudhës 2008-2009, axhenda ime u fokusua në një sërë takimesh, rreth 30, në qytetet kryesore të vendit, ku morën pjesë 3 5 mijë gra. Një nga ambiciet e mia ishte të vizitoja fshatra dhe komuna të thella. Në takimet në këto zona kishte 100-1000 pjesëmarrës dhe unë kurrë nuk e humbisja rastin ti bëja vizita grave në nevojë.
Për sa i përket reduktimit të varfërisë, është arritur progres i dukshëm; më lejoni të përmend si sukses të madh vlerësimin e Bankës Botërore se Shqipëria e ka përgjysmuar nivelin e varfërisë. Pavarësisht kësaj, problemi duhet adresuar vazhdimisht përmes zgjidhjeve afatgjata.
Do të dëshiroja të ndalem pak në disa sfida të tjera që direkt apo indirekt lidhen me varfërinë, e cila rezulton të jetë një nga shkaqet kryesore të dhunës në familje dhe abuzimeve. Në këtë kontekst, dhunimi i grave dhe vajzave mbetet i vështirë për tu trajtuar. Unë mendoj se një nga mënyrat më efikase për ti bërë gratë të reagojnë ndaj dhunës është ndërgjegjësimi. Përveç organizimit të mbledhjeve dhe konferencave me fokus në të tilla tema, në të cilat kanë marrë pjesë viktima të dhunës dhe ekspertë të fushës, lëvizja ime Shqipëria pa dhunë do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet e mia kryesore.
Që të kemi fëmijë dhe familje të lumtura duhet të kemi nëna të shëndetshme dhe ky është një angazhim tjetër në kuadër të mbrojtjes së shëndetit të grave. Ndërgjegjësimi dhe mbështetja në luftën kundër sëmundjeve kanceroze, vdekjeprurëse tek gratë (kanceri i gjirit dhe qafës së mitrës), vazhdojnë të jenë jo thjesht një detyrë e grave, por një detyrim për të gjithë shoqërinë. Kjo çështje ka qenë fokusi i një sërë seancave plenare të organizuara edhe me pjesëmarrjen e doktorëve, ekspertëve të fushës dhe zonjave të mbijetuara. Me nxitjen time, Komisioni Parlamentar për Shëndetësinë miratoi një fond shtesë për pajisjen e disa spitaleve me apatate mamografie.
Pati edhe një arri

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›