Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli takon Kryeministrin e Egjiptit, Ahmed Nazif
Në ditën e dytë të vizitës së saj zyrtare në Kajro, Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli vazhdoi takimet me autoritetet më të larta të vendit.
Në takimin me Kryeministrin Ahmed Nazif ajo u shpreh e kënaqur që vizita e saj e parë në Egjipt u kombinua me ftesën e Presidentit të Asamblesë Popullore të Egjiptit, zotit Fathy Sorour dhe me ftesën e Zonjës së Parë, Suzanne Mubarak.
Unë e vlerësoj vizitën në Kajro, jo vetëm si shtysë të bashkëpunimit parlamentar, por edhe si shtysë për forcimin e miqësisë dhe partneritetit ekonomik mes dy vendeve- u shpreh Zonja Jozefina Topalli. Kryetarja e Kuvendit Topalli bëri një paraqitje të shkurtër të ecurisë së reformave në Shqipëri dhe theksoi se Shqipëria është në një moment tepër të rëndësishëm për procet integruese.
Anëtarësimi ynë në BE është qëllimi dhe motivimi ynë, që kërkon përmbushje detyrimesh dhe arritje standardesh. Plotësimi i më shumë se 97 % të përgjigjeve të pyetsorit të Komisionit Europian, si dhe përmbushja e kushteve për liberalizimin e vizave, shënojnë hapa konkrete në këtë proces. Të dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin se dialogu politik mes dy vendeve tona duhet të nxisë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në të gjithë fushat me interes reciprok. I interesuar për këtë bashkëpunim, Kryeministri Nazif e njoftoi zonjën Topalli se ai po inkurajon ardhjen në Shqipëri nga Dhoma e Tregtisë së Egjiptit të një delegacioni biznesi gjatë muajit qershor.
Ky delegacion-tha Kryeministri i Egjiptit- ka për mision të eksplorojë mundësitë për investime në Shqipëri.
Çështja e Kosovës ishte një nga temat e bisedës mes Kryeministrit Nazif dhe Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Kryeministri tha se Egjipti e ka mbështetur popullin e Kosovës dhe se po ndjek me interes zhvillimet atje. Kryeministri Nazif tha se Egjipti nuk mban anë në këtë çështje dhe se vendimi për njohjen e shtetit të Kosovës do të merret në momentin e duhur. Kryetarja e Kuvendit i përcolli Kryeministrit të Egjiptit përshëndetjet e Kryeministrit Sali Berisha dhe përsëriti ftesën e tij për të vizituar Tiranën. Kryeministri Nazif u përgjigj se vizita e tij në Tiranë është në axhendën e tij dhe vjen në Shqipëri me kënaqësi për të parë një vend që miqtë e tij ia kanë përshkruar si të mrekullueshëm. Duke iu përgjigur interesimit të mediave pas takimit, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha: "Pas takimit me Kryetarin e Parlamentit Fathy Sorour, një ndër takimet që unë e vlerësoj si shumë të dobishëm në avancimin e mëtejshëm të diskutimit të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Egjiptit, vlerësoj si shumë të rëndësishme edhe bisedën me Kryeministrin e Egjiptit, Ahmed Nazif.
Përveç çështjeve mbi rritjen e marrëdhënieve ekonomike dhe të tregtisë, si dhe të ftesës që përcolla nga ana e Kryeministrit shqiptar Sali Berisha për të pasur Kryeministrin e Egjiptit për një vizitë në Shqipëri, pjesa më e madhe e bisedës u përqëndrua te çështja e Kosovës, duke pasur parasysh që Egjipti ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Të dy palët ndamë pikëpamjet tona. Natyrisht, Kryeministri i Egjiptit u tregua shumë mirëkuptues dhe tha se ne asnjëherë nuk kemi thënë se nuk do të njohim pavarësinë e Kosovës. Ky është një proces. Fakti që ata e shohin me shumë simpati çështjen e shqiptarëve në përgjithësi dhe çështjen e Kosovës në veçanti, zhvillimet e fundit dhe qoftë edhe këto takime të zhvilluara orët e fundit, besoj shënojnë hapa të rëndësishëm drejt atyre objektivave që janë kaq themelore për ne shqiptarët. Unë mendoj se po avancohet mjaft mirë në drejtim të qëllimit tonë. Unë jam optimiste. E shoh me shumë optimizëm. Shoh ndryshimet midis takimeve që unë kam pasur me personalitete kohë më parë dhe takimeve që pata sot. Kam arsye për të parë me shumë pozitivet ecurinë e procesit në të ardhmen edhe në raport me Egjiptin, por jo vetëm kaq. Duke qenë se Egjipti është vend lider në rajon, padyshim influenca e tij është jashtëzakonisht e madhe dhe njohja e Kosovës prej Egjiptit do të ndiqej nga një zinxhir i rëndësishëm njohjesh prej vendeve të tjera, gjë që do të rriste menjëherë numrin e shteteve që njohin shtetin e ri, për të arritur atë që ne ëndërrojmë dhe që besojmë se do të arrijmë për Kosovën."