E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Ahmed Aboul Gheit pret Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e mbylli vizitën e saj zyrtare në Kajro me takimin me Ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Ahmed Aboul Gheit.
Biseda mes dy personaliteteve u përqëndrua tek e ardhmja europiane e Shqipërisë dhe zoti Gheit e inkurajoi zonjën Topalli për vazhdimin dhe konsolidimin e reformave në vend. Ai theksoi se vendi i Shqipërisë ka qenë gjithmonë në Europë. Shqiptarët janë qytetarë europianë dhe e ardhmja e tyre është Europa. Kryetarja e Kuvendit njohu Ministrin e Jashtëm të Egjiptit me vendosmërinë e Qeverisë shqiptare për të përmbushur të gjitha standardet e këkruara për anëtarësimin, të inkurajuar edhe nga plani i Qeverisë greke për anëtarësimin e plotë në BE të Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2014. Përsa i përket çështjes së Kosovës, Ministri i Jashtëm i Egjiptit tha se Kosova tashmë është një shtet dhe se nuk ka kthim prapa.

Ftesës së kryeparlamentares Topalli për një vizitë në Tiranë, Ministri i Jashtëm i Egjiptit iu përgjigj se vizita në Tiranë është tashmë në axhendën e tij për tu kryer.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›