Presidenti Topi pret Komitetin Presidencial të Asamblesë së Këshillit të Evropës.

22 shkurt 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në mëngjes Komitetin Presidencial të Asamblesë së Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Mevlut Kavushoglu.
Pasi u uroi mirëseardhjen në vendin tonë anëtarëve të këtij delegacioni, Presidenti i Republikës në këtë takim pati rastin t’i shprehë personalisht z. Kavushoglu urimet më të mira për suksese në detyrën e tij të lartë si drejtues i Asamblesë Parlamentare të KiE-së.
Në vijim, Presidenti e njohu delegacionin me disa prej arritjeve më të rëndësishme të vendit tonë në rrugën e reformave integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar faktin se përmbushja e standardeve integruese është një detyrim, por edhe domosdoshmëri për shtetin shqiptar në shërbim të interesave madhorë të popullit shqiptar dhe në funksion të një së ardhmeje të sigurtë e me prosperitet. Nisur nga ky këndvështrim, Kryetari i Shtetit bëri një panoramë të gjendjes politike, por përqendrimin kryesor kjo bisedë mes personaliteteve të larta e pati në zhvillimin e tryezës politike të bisedimeve mes mazhorancës dhe opozitës, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Lidhur me këtë, Presidenti Topi vuri në dukje dhe vlerësoi vullnetin politik të palëve për arritjen e një zgjidhjeve konstruktive që do i shërbente jo vetëm përmirësimit të klimës politike në vend, por në radhë të parë konsolidimit të demokracisë shqiptare dhe të imazhit të jetës institucionale në Shqipëri, po ashtu dhe interesave madhorë të qytetarëve shqiptarë. Kryetari i Shtetit theksoi gatishmërinë dhe angazhimin e tij në këtë drejtim, duke përdorur të gjithë mekanizmat kushtetuese dhe institucionale për arritjen e një rezultatit pozitiv. Presidenti Topi vuri në dukje gjithashtu se gjatë takimeve dhe diskutimeve në kuadër të tryezës politike, palët u janë referuar në mënyrë të veçantë pikave të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të KiE-së.
Nga ana tij, z. Kavushoglu, edhe në emër të anëtarëve të tjerë të Komitetit Presidencial të Këshillit të Evropës shprehu kënaqësinë e tij për takimin me Presidentin Topi dhe e konsideroi të rëndësishme këtë bisedë me Kryetarin e shtetit shqiptar. Z. Kavushoglu vlerësoi rolin pozitiv të Presidentit Topi në thirrjen dhe mbajtjen e tryezës politike mes mazhorancës dhe opozitës duke theksuar se “është udhëheqësi dhe njeriu i parë në Shqipëri që ka zbatuar rezolutën e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës”. Më pas Presidenti Topi dhe anëtarët e tjerë të Komitetit Presidencial shkëmbyen mendime dhe pikëpamje rreth mundësive të gjetjes së pikëtakimeve mes mazhorancës dhe opozitës dhe zgjidhjes përfundimtare të ngërçit politik që ka mbërthyer skenën politike dhe disa institucione të vendit.