Kryeministri Berisha i propozon Presidentit Moisiu ndryshimet në kabinetin qeveritar
Bazuar në nenin 98, pika 1, të Kushtetutës, Kryeministri Berisha i propozoi Presidentit Moisiu ndryshimet e mëposhtme në kabinetin qeveritar.
- Zoti Besnik Mustafaj, ministrër i Punëve të Jashtme të shkarkohet nga kjo detyrë, pasi ka dhënë dorëheqjen.
- Zoti Lulzim Basha të emërohet ministër i Punëve të Jashtëme
- Zoti Lulzim Basha, ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit të shkarkohet nga kjo detyrë, pasi emërohet në detyrë tjetër.
- Zoti Sokol Olldashi të emërohet ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.