Kryeministri Berisha i shpreh ngushëllime Mbretit të Arabisë Saudite për ndarjen nga jeta të Princit të Kurorës, Sultan Bin Abdul-Aziz Al Saud
Kryeministri Berisha i dërgoi një mesazh ngushëllimi Madhërisë së Tij, Abdullah Bin Abdul- Aziz Al Saud, Mbret i Arabisë Saudite, për ndarjen nga jeta të Princit të Kurorës, Sultan Bin Abdul-Aziz Al Saud.
Në mesazhin e tij, Kryeministri shkruan:
"Madhëri,
Me keqardhje të thellë kam mësuar për ndarjen nga jeta të vëllait Tuaj të dashur, Princit të Kurorës, Lartësisë së Tij Mbretërore, Sulltan Bin Abdulaziz Al Saud, ndaj më lejoni, që, në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare, t’Ju përcjell Juve, Familjes Mbretërore dhe popullit mik saudit ngushëllimet më të sinqerta e miqësore.
Jeta dhe vepra e Lartësisë së Tij Mbretërore, Sulltan Bin Abdulaziz, do të mbetet e pashlyeshme në kujtimin e kombit Tuaj dhe të miqve të kombit Tuaj në Shqipëri e anembanë planetit për kurajën, përkushtimin e vizionin, që Ai u kushtoi modernizimit e zhvillimit të mëtejshëm të Arabisë Saudite, dhe për kontributin e Tij të pazëvendësueshëm, në shërbim të paqes në rajonin e Lindjes së Mesme.
Allahu i dhëntë shpirtit të Tij paqen e përjetshme!
Me sigurimet e konsideratës e të respektit më të lartë,
Juaji,
Sali Berisha”.
26/10/2011