E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha i shpreh ngushëllimet Kryeministrit kinez për humbjet e jetëve njerëzore nga tërmeti në Kinë.

Kryeministri Berisha i dërgoi një mesazh ngushëllimi Kryeministrit kinez  Wen Jiabao, në të cilin thuhet:

"I nderuar Kryeministër i Republikës popullore të Kinës, zoti Wen Jiabao!

Tërmeti që goditi provincën Sinchuan në Kinë dhe që shkaktoi viktima të shumta, më  ka pikëlluar thellë mua dhe mbarë shqiptarët.

Në këto ditë shumë të vështira, unë, qeveria ime dhe populli shqiptar ndajnë me Ju dhe me popullin mik kinez dhimbjen më të thellë.

Me këtë rast ju shpreh Juve zoti kryeministër, qeverisë që Ju kryesoni, familjarëve të viktimave dhe tërë popullit kinez, simpatinë, solidaritetin dhe ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njerëzve tuaj të dashur."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›