E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha i shpreh ngushëllimet Kryeministrit të Belgjikës Leterme për viktimat e aksidentit të rëndë nga një përplasje trenash

Kryeministri Berisha i shprehu sot ngushëllimet më të sinqerta Kryeministrit të Mbretërisë së Belgjikës Yves Leterme, për jetët e humbura dhe shumë të plagosur nga aksidenti i rëndë i ndodhur nga përplasja e 2 trenave sot në vendin e tij.

Dule folur në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

“Ky aksident e gjeti Kryeministrin Leterme në Kosovë dhe sonte ai do të ishte mik i yni, për të nisur nesër në mëngjes një vizitë zyrtare, historike në marrëdhëniet midis dy vendeve tona. I shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe i urojmë shërim të shpejtë të plagosurve. ”, tha Kryeministri Berisha.


15/02/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›