E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret Shefin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Robert Bosh.

11 shkurt 2010

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Shefin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Robert Bosh, në kuadër të konsultimeve që Kreu i shtetit po zhvillon në prag të tryezës politike së të shtunës.

Kreu i shtetit shqiptar pasi e falenderoi Ambasadorin Bosh për deklaratën e djeshme mbështetëse ndaj rolit dhe tryezës politike të thirrur nga Presidenti, vlerësoi si shumë të frutshëm e të vlefshëm rolin dhe asistencën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri për konsolidimin e institucioneve demokratike, forcimin e shtetit të së drejtës, si dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Në këtë takim u diskutua për tryezën e ardhshme politike mes pozitës dhe opozitës, të cilën Presidenti Topi vendosi ta thërrasë ditën e shtunë, më 13 shkurt 2010.

Nga ana e tij Ambasadori Bosh shprehu edhe njëherë vlerësimin për rolin e Presidentit Topi duke e siguruar njëkohësisht atë për të gjithë gatishmërinë e OSBE-së për të ofruar përvojën dhe asistencën e saj në rifunksionimin e suksesshëm të demokracisë parlamentare shqiptare.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›