E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha i shpreh ngushëllimet Kryeministrit të Federatës Ruse Vladimir Putin, për ngjarjen tragjike në qytetin Perm

 
Kryeministri Berisha i ka dërguar një telegram ngushëllimi Kryeministrit të Federatës Ruse z. Vladimir Putin, për ngjarjen tragjike në qytetin rus Perm, ku, si pasojë  e shpërthimit dhe zjarrit të shkaktuar, humbën jetën mbi njëqind e nëntë qytetarë dhe u plagosën me qindra të tjerë.
 
Në këtë telegram, Kryeministri Berisha shkruan:
 
I nderuar z. Kryeministër,
 
Me keqardhje të thellë mësuam për ngjarjen tragjike, që ndodhi në qytetin Perm, ku, si pasojë  e shpërthimit dhe zjarrit të shkaktuar, humbën jetën mbi njëqind e nëntë qytetarë dhe u plagosën me qindra të tjerë.
 
Më lejoni, që, në këtë çast dhimbjeje, të ndaj me Ju, qeverinë dhe kombin rus, dhe me familjet e viktimave hidhërimin për humbjet e jetëve njerëzore dhe t’Ju shpreh, në emrin tim e të qeverisë shqiptare, ngushëllimet e ndjenjat më të sinqerta, për familjet e viktimave, si dhe t’u uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.
 
Pranoni, me këtë rast, i nderuar Kryeministër, sigurimet e konsideratës sime më të lartë.
Juaji,
Sali BERISHA
 07/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›