VENDIM PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, NË UNIVERSITETIN E TIRANËS, DHE PËR MIRATIMIN E KUOTAVE TË PRANIMIT E TË TARIFAVE TË SHKOLLIMIT NË KËTO PROGRAME
V E N D I M
PëR
HAPJEN E PROGRAMEVE Të STUDIMIT Të CIKLIT Të DYTë, Në UNIVERSITETIN E TIRANëS, DHE PëR MIRATIMIN E KUOTAVE Të PRANIMIT E Të TARIFAVE Të SHKOLLIMIT Në KëTO PROGRAME
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Hapjen në Fakultetin e Infermierisë, të Universitetit të Tiranës, të programeve të studimit, të ciklit të dytë, në:
a) “Infermieri”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë”, DND, në këtë program.
b) “Teknik laboratori”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë”, DND, në këtë program.
c) “Fizioterapi”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë”, DND, në këtë program;
ç) “Teknik imazherie”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë”, DND, në këtë program;
d) “Mami” ,në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë”, DND, në këtë program.
2. Programet e studimit të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është dy vite akademike.
3. Këto programe studimi ta fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
4. Kuotat e pranimit në këto programe studimi, me kohë të plotë, në vitin akademik 2009-2010, të jenë, si më poshtë vijon:
a) “Infermieri” 100;
b) “Teknik laboratori” 25;
c) “Fizioterapi” 25;
ç) “Teknik imazherie” 25;
d) “Mami” 25.
5. Kuota e pranimit, në këto programe studimi, për ata studentë, që i ndjekin këto programe si programe të dyta studimi të jetë, si më poshtë vijon:
a) “Infermieri” 10;
b) “Teknik laboratori” 3;
c) “Fizioterapi” 3.
6. Tarifa vjetore e shkollimit për studentët, që do të regjistrohen në këto programe studimi, për vitin akademik 2009-2010, të jetë, si më poshtë vijon:
a) “Infermieri” 100 000 lekë;
b) “Teknik laboratori” 100 000 lekë;
c) “Fizioterapi” 100 000 lekë;
ç) “Teknik imazherie” 100 000 lekë;
d) “ Mami” 100 000 lekë.
7. Tarifa vjetore e shkollimit për studentët, që i ndjekin këto programe, si programe të dyta studimi, të ciklit të dytë, për vitin akademik 2009-2010, të jetë, si më poshtë vijon:
a) “Infermieri” 200 000 lekë;
b) “Teknik laboratori” 200 000 lekë;
c) “Fizioterapi” 200 000 lekë;
ç) “Teknik imazherie” 200 000 lekë;
d) “Mami” 200 000 lekë.
8. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi.
9. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për Universitetin e Tiranës.
6. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ”Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
03/12/2009