E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministrit Berisha përshëndet Konferencën e Forumeve Rinore të Partive Popullore Evropiane (YEPP)

Kryeministri Berisha përshëndeti sot Konferencën e Forumeve Rinore të Partive Popullore Evropiane (YEPP) me temë “Zgjerimi i Bashkimit Evropian”, e cila zhvillohet për herë të parë në Shqipëri me mbështetjen dhe organizimin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Delegacioni i të rinjve evropianë kanë zgjedhur Shqipërinë për konferencën vjetore pas vendimit të 16 nëntorit për pranimin e kërkesës së Shqipërisë si vend kandidat për anëtarësim në BE.
Duke përshëndetur të rinjtë, Kryeministri Berisha bëri një ekspoze të hollësishme të zhvillimeve demokratike në vend , të cilat nisën me rrëzimin e murit të diktaturës , duke vijuar me ditët e sotme, kur Shqipëria gëzon një demokraci të konsoliduar dhe funksionale. Gjithashtu, kryeministri bëri një pasqyrim të zhvillimit ekonomik të vendit dhe të reformave të ndërmarra në të gjitha fushat, të cilat e çuan Shqipërinë drejt anëtarësimit të plotë në NATO dhe drejt një procesi të suksesshëm të integrimit të vendit në BE.
Në fjalën e tij Kryeministri u shpreh:
“Të nderuar miq!
Jam shumë i lumtur tu drejtohem ju sot dhe ndihem me të vërtetë shumë i lumtur që ju zgjodhët Tiranën të mbanit takimin tuaj. Kjo është një mbështetje e madhe për rininë shqiptare, për udhëheqësit e rinj, të cilët ishin forca kryesore në historinë tonë të gjatë dhe të vështirë. Ju jeni sot në një vend ku të rinjtë, me kurajën e tyre, me trimërinë e tyre ishin një faktor përcaktues në rrëzimin e pjesës së murit më të fortë e më të lartë të Berlinit, 19 vjet më parë në Tiranë. Meqë ju po takoheni në përvjetorin e 20-të  të shembjes së murit të Berlinit, do ju tregoj shkurtimisht për rënien e këtij muri në Shqipëri.
Shqipëria  e atëhershme ishte pjesa më e errët e perdes së hekurt. Vendi ynë përballej me paranojën e diktaturës më të egër që kishte njohur ndonjëherë Evropa. Më shumë  se 20 vjet më parë, 36 % e buxhetit të këtij vendi shkonte për ndërtimin e tuneleve dhe bunkerëve. Shqipëria mendohej se ishte si Kuba e Adriatikut. Por ky nuk ishte mendimi i të rinjve shqiptarë. Në  korrik të 90, mijëra të rinj, madje dhe adoleshentë kapërcyen muret e ambasadave të huaja perëndimore. Duhet ta pranoj se regjimi ndërtoi sërish murin e Berlinit. Por kjo nuk vazhdoi gjatë. Më 8 dhjetor 1990 studentët e universiteti të Tiranës u derdhën në rrugë  me sloganin “ E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, “Poshtë diktatura,poshtë dinastia”. Këta të rinj u mbështetën fuqishëm nga pedagogët e tyre dhe intelektualë të tjerë, por edhe nga shumë njerëz të thjeshtë të popullit, të cilët ishin të gatshëm të rrëzonin murin e Berlinit në Tiranë dhe të hapnin dyert për pluralizmin politik.
Ju diskutoni sot për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Për shqiptarët ashtu si dhe për vende të tjera ish komuniste, integrimi evropian ishte një ëndërr. Kur ata shihnin televizionet italiane, që në atë kohë ishin të vetmet televizione të huaja që mund të shikonin, shqiptarët shihnin botën  e lirë, shihnin dritën në fund të tunelit, kështu që pjesa më e madhe e tyre dëshironte të ishin si njerëzit e botës së lirë, por kjo ishte një ëndërr sepse shumica  e tyre përballeshin me mizorinë e një presionit të tmerrshëm.
Ju e dini miqtë e mi se Ballkani ka qenë  vendi i lufrave të tmerrshme, konflikteve, spastrimeve etnike, por integrimi në BE dhe në NATO, u bë një forcë shtytëse, një faktor i rëndësishëm që këto vende të cilat luftonin kundër njëri-tjetrit, këto vende që erdhën në fund të shekullit me një të kaluar urrejtjesh dhe konfliktesh midis njëri- tjetrit, i mbyllën  njëherë e përgjithmonë këto qëndrime dhe kjo për shkak të integrimit evropian. Ata ishin të aftë tashmë ta shikonin njeri tjetrin ndryshe, në emër të së ardhmes së tyre të përbashkët, të ardhmes evropiane.
Ju e dini se unë shpeshherë kam marrë pjesë në Samitet e Partive Popullore Evropiane. Para se Traktati i Lisbonës të votohej përfundimisht kishte shumë mendime të ndryshme brenda familjes së përbashkët evropiane, lidhur me zgjerimin e BE-së, disa ishin skeptike në këtë drejtim.  Kur unë merrja radhën për të folur u thoja vetëm kaq që 96 % e popullit tim përkrah integrimin në BE. Dhe kur një gjë e tillë është realitet kjo përbën një forcë të jashtëzakonshme për qeverinë. Dhe ky është një detyrim i madh për të proceduar me reformat më të thella, më të shpejta në mënyrë që ta bëjmë vendin sa më të përshtatshëm, sa më të përzgjedhur, për procesin e integrimit.
Në vitin 2005 me rikthimin e Partisë Demokratike në pushtet sigurisht që axhenda jonë u bë axhenda evropiane. Ne nisëm të luftonim me vendosmëri krimin e organizuar, i cili dominonte në shumë qytete të vendit me forcën e tij. Në një periudhë të shkurtër kohe prej 18 muaj, ne arritëm të shkatërrojmë  206 banda kriminale dhe më shumë se 1000 anëtarë dhe bosa të tyre. Ne i gjetëm ata kudo që ata ndodheshin, në hotele me 5 yje apo në metropolet e Evropës. Ne treguam dhe tregojmë zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe sot kam kënaqësinë tu njoftoj se treguesi i kriminalitetit në këtë vend është më i ulti se në të gjitha vendet e BE së bashku. Ne jemi shumë të vendosur të vazhdojmë luftën me zero tolerancë kundër krimit të organizuar me mafias.
2 ditë më parë ne miratuam një ligj të ri kundër mafias. Siç e dini të luftosh mafian nuk është një objektiv i lehtë për tu realizuar. Mafia është shumë e sofistikuar, ka shtrije ndërkombëtare, është shumë e fuqishme. Por kurrë ajo nuk mund të jetë më e fuqishme se sa ligji. Ligji i ri , i cili është i standardeve më të larta, një përzierje e  modelit  italian dhe atij anglez do të hyjë në fuqi dhe ju siguroj se në muajt që vijnë ne do ta bëjmë Shqipërinë një prej vendeve më të sigurta, në të gjithë Evropën.
Vendi ynë ishte i përfshirë nga korrupsioni. Ne vepruam me duar të pastra, krijuam një qeveri e vogël në dietë dhe eficente. Ne e shkurtuam shpenzimet qeveritare me 33 %, vendosëm disa kritere që nuk lejonin përdorimin e parave publike për qëllime private. Shkurtuam nga 30 deri në 50 % shpenzimet administrative në administratën qendrore. Dhe i reduktuam ato nga 3 % e GDP-së në 2 % të GDP-së në të gjithë vendin. Miratuam ligjin për konfliktin e interesave dhe e nxorrëm të gjithë administratën nga konflikti i interesit. Ne vazhduam të luftojmë korrupsionin, vendosëm taksat elektronike. Nuk funksionojnë më miqësitë mes taksapaguesve dhe taksambledhësve. Biznesmënët i paguajnë tashmë taksat e tyre on-line. Zbatuam e- dogana  dhe jam  i lumtur tu informoj se Shqipëria është i vetmi vend me 100 % prokurime elektronike. Kili ëhstë vendi i dytë me 85 %. Sepse për ne lufta kundër korrupsionit është çështja më kryesore.
Zonja dhe zotërinj!
Unë jam njeriu i taksave të ulta. Idhulli im ka qenë Ronald Regan. Ai ishte  një aktor, kurse unë mjek. Unë e admiroja dhe ju sugjeroj të lexoni librat dhe fjalimet e tij për ekonominë. Adoptova shumë prej tij. Në kohën kur u bëra president i Shqipërisë, industria e këtij vendi ishte  e shkatërruar, sepse ishte e teknologjisë shumë të vjetër kineze dhe sovjetike. I shitëm të gjitha ndërmarrjet e medha sepse të përpiqesh të rikuperosh një industri sëmurë është një humbje kohe. Ishte një fillim i ri për vendin, por edhe i vështirë, si pasojë e papunëisë, por në vitin 1995 biznesi i vogël që ishte krijuar punësoi mijëra njerëz në këtë vend.
Unë jam njeriu i taksave të ulëta sepse besoj që paratë në llogaritë e njetrëzve janë më të vlefshme se paratë në kasën publike.
Ja përse kur u ktheva në pushtet, ja perse u ktheva në parimet e mija. Shqipëria është vendi i taksave më të ulta në Evropë. Në 4 vjet kemi kursyer rreth 5 bilion dollarë më shumë se në qeverisjet e tjera nga ulja e taksave, lufta kundër korrupsionit dhe informalitetit. Lufta kundër  korrupsionit do të thotë gjithashtu forcim të ligjit dhe më shumë të punësuar.Lufta kundër korrupsionit ëhstë e qëndrueshme. Kurrë nuk duhet ndalur një luftë e tillë.
Integrimi evropian për mua do të thotë një proces i bazuar mbi perfomancën. Shqipëria mund ti bashkohet BE-së dhe do ti bashkohet. Në 16 nëntor të këtij viti ministrat e vendeve të BE-së pranuan kërkesën tonë për tu pranuar si vend kandidat per anëtaresim i BE-së. Po interesi më i madh është që ky proces të bazohet mbi performancën. Shqipëria duhet të demonstrojë një demokraci funksionuese. Kur unë nisa të shkoja kundër regjimit totalitar, nuk ëndërroja të bëhesha politikan, nuk ëndërroja të bëhesha ministër apo kryeministër. Dëshiroja në rradhë të parë lirinë e fjalës, dhe së dyti votën  e lirë.
Në 1992 ne arritëm një fitore të madhe. Pak muaj më parë humba në zgjedhjet lokale dhe e pranova rezultatin. Dy vjet më parë humba referendumin për Kushtetutën dhe e pranova rezultatin. Në 1996 unë bëra të gjitha përpjekjet për t’i dhënë këtij vendi një proces të ndershëm. Por në atë kohë ish Partia e Punës e shndërruar në Partia Socialiste me një skenar shumë revolucionar bojkotoi zgjedhjet dy orë përpara mbylljes së kutive të votimit dhe tërhoqi të gjithë komisionerët. Disa prej tyre qëndruan dhe të tjerë u larguan. Kështu procesi për të cilin unë po luftoja u thye. Zgjedhjet u përsëritën në 30 zona. Dhe të njëjtat rezultate. Unë kisha shansin të konfirmoj të njëjtin rezultat katër muaj më vonë në zgjedhjet lokale. Ish komunistët të cilët erdhën në pushtet zbatuan moton: njerëzit votojnë, ne numërojmë. Në vitin 2001 ne zhvilluam zgjedhjet e tjera. Ato qartësisht ia morën mandatin opozitës. Parlamenti Evropian votoi një rezolutë që thoshte se Parlamenti shqiptar nuk përfaqëson vullnetin e popullit të Shqipërisë. Dhe nëse me këto vota ju zgjidhni Presidentin, nuk do ta njohim. Ne zgjodhëm një president konsensual pas një kompromisi. Në 2005 ne fituam zgjedhjet. Unë mblodha koalicionin më të madh. Dhe këto zgjedhje i fitova me një angazhim për të vazhduar me zgjedhje të ndershme për vendin tim. Në Barcelona unë thashë se shqiptarët do të votojnë kundër mureve dhe kështu bënë. Ky zotëri ka një qëndrim të veçantë ndaj votës. Ai pothuajse imponoi nje deshtim ne zgjedhje lokale te 2007, megjithatë une bëra më të mirën për te mbajtur premtimin, edhe pse zgjedhjet nuk ishin te mira, komuniteti ndërkombëtar doli ne përfundimin se qeveria nuk ndërhyri.
 
Si rezultat, une nxora një mësim nga ai, pasi pashë se ai ishte gati qe të bënte çdo gjë që të mos merrte pjesë në zgjedhje, duke me vënë kushte për zgjedhjet. Unë i thashë atij, dëgjo Zotëri, ne duhet te bëjme Kodin Elektoral dhe te tjera e të tjera, merr lapsin dhe shkruaj çdo gje, unë do te votoj, mos provo gjëra që bien ndesh me parimet ndërkombëtare. Dhe kështu bëmë, ai i solli amendamentet dhe ne i votuam të gjitha amendamentet, pasi ai kështu ishte gati të hynte në zgjedhje. Me pas, ne nisëm ti pajisnim shqiptarët me dokumentet me te mira te identiteti, pasaportat biometrike. Ai nisi ti sulmonte ato. Une bëra lëshime graduale, por sapo i beja ato ai paraqiste nje listë me kërkesa te tjera qe te mos merrte pjesë në zgjedhje.
Ne fund ai hyri ne zgjedhje, ai kërkoi qe çdo vote te numërohej, të fotografohej, të filmohej, të paraqitej ne ekran, dhe ne kohë reale të shihej edhe ne Komisionin Zgjedhor. Dhe unë pranova. Ne përdorëm teknologjinë më te mirë, numërimi i votimeve u transmetua edhe ne sheshet e qyteteve. Për herë të parë në histori,  20 mije komisionerë te opozitës nënshkruan çdo dokument pa asnjë vërejtje. Dhe kjo sepse ishte procesi më transparent që ishte zhvilluar ndonjëherë. Media, e gjitha ishte shumë positive, ashtu si edhe monitoruesit ndërkombëtar, të cilët shkruan në raportet e tyre që nuk kishte patuar asnjë prove për manipulim të rezultatit, apo numërim i parregullt.
Zgjedhjet plotësuan standarted kryesore të OSBE-së.  Ai nuk e pranon rezultatin. Ai po më kërkon të hapë kutitë për rinumërim, ka një vendim gjykate, ai shkoi ne gjyq, dhe gjyqi vendosi, nuk mund të ketë rinumërim, pa kontestim. E thotë ligji që ka shkruar vetë. Përsa kohë që nuk ke asnjë kontestim, nuk mund të ketë rinumërim. Ai akuzoi komisionerët e tij për mungesë integriteti, kjo është hera e parë në jetën time, që dëgjoj një akuzë kolektive nga komisionerëve, ai nuk akuzoi komisionerët e mi, akuzoi komisionerët e tij. Ky eshte totalisht një interes personal dhe interesa të tjera të errëta  Une ju siguroj se jam shumë i vendosur, shumë i angazhuar për votën e lirë, si zemrën e vërtetë të demokracisë. Unë jam shumë i vendosur të për të respektuar votën e shqiptarëve.
 
Ne po ecim përpara drejt BE-së, duke konsoliduar ekonominë e tregut. Nëse shikoni panoramën e situatës ekonomisë, ju mund të shihni se kriza u reflektua në ekonominë tonë. Leku u dobësua me 10 %, pasi euro u fuqizua së tepërmi. Pati një renie të eksporteve dhe një ulje të kreditimit të ekonomisë. Por, ekonomia e këtij vendi është e vetmja në Europe që regjistroi një rritje prej 5,6 %  në gjashtë muajt e parë.
Ekonomia shqiptare është e vetmja në Europë, që pati një rritje të eksporteve këtë muaj, në krahasim me vitin e kaluar. Kjo është e vetmja ekonomi që shënoi një rritje në kreditim prej 16 %, në krahasim me vitin e kaluar. Ne patëm një ulje të të ardhurave, por kryesisht për shkak të çmimeve në botë të vajit, grurit dhe disa produkteve të tjera. Ne ecëm mire, jo sepse ishim një ekonomi e centralizuar, jo, ne jemi ekonomia me private, ne ecëm mire, jo sepse jemi të izoluar, jo, ne jemi një ekonomi e madhe importuese – une mendoj se ne ecëm mirë për dy arsye : ne jemi shume serioze në politikat tona, taksa të ulta dhe investime të mëdha;  ne jemi investues të mëdhenj dhe kemi barrën fiskale më të ulët. Unë mendoj së këto dy shtylla ndihmuan ekonominë tonë t’i mbijetonte me sukses kësaj krize. Në gjashtë muajt e parë të ketij viti ne patëm një rritje prej 59 % të investimeve te huaj direkte. Ne po bëjmë përpjekje të mëdha për te ndryshuar sa më shumë te jetë e mundur klimën e biznesit në vendin tonë. Ne jemi një vend me One Stop Shop dhe me nje regjistrim të biznesit që zgjaste 42 ditë dhe kushtonte 4 mije Euro, tani mund të bëhet për 30 minuta dhe një euro. Une eleminova 2/3 e të gjithë lejeve dhe licensave dhe i ktheva ato në vetë-deklarime, dhe 1/3 e mbetur i përqëndrova në një One Stop Shop. Ne po luftojmë burokracinë me të gjitha mënyrat. ”Heshtja eshtë miratim”, ky parim është shumë i shëmtuar. Prandaj, faleminderit që jeni këtu sepse qeveria ime e konsideron integrimin në BE një proces jetësor për vendin tonë.
 
Faleminderit shume.
 
Më pas, kryeministri Berisha iu përgjigj pyetjeve të të pranishmëve:
Pyetje: Ju përmendët se rinia ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë rrëzimit të Murit të Berlinit ne Shqipëri. Do të doja t’iu pyesja se cfarë roli luan rinia sot, sepse kam dëgjuar që shumë të rinj janë të përfshirë në politikë dhe cili është qëndrimi I të rinjve ndaj politikës? A janë ata të lidhur po aq shumë me politikën?
 
 -Pyetje shumë interesante. Unë iu siguroj se rinia shqiptare ishte jo vetëm një faktor përcaktues për rrëzimin e Perdes së Hekurt, por ajo ishte përcaktuese edhe për fitoren e Partisë Demokratike ne 2005 dhe ne 2009-ën. Periudha përpara 2005 ka qenë shumë e vështirë, por unë isha shumë i bindur në fitore kur shikoja rininë. Të rinjtë luajtën një rol të shkëlqyer në arritjen e asaj fitoreje. Po kështu edhe ne 2009. Ka një sondazh ndërkombëtar që tregoi se të rinjtë ishin kryesisht mbështetës të Berishës dhe megjithëse kundërshtarët e mi janë të paktën 25 vjet më të rinj se unë sot. Unë I them se sot ju keni nevojë t’i jepni pak rini moshës tuaj. Dhe tani le të përmend diçka esenciale. Unë kam qeverinë më të re ne Evropë. Dhe jo një, por disa ministra i përkasin moshës suaj. Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e tyre? Duhet të jemi realistë. ështe e vertetë se ata kanë nevojë për  experience, por është gjithashtu e vërtetë se ata kanë edhe një avantazh më të madh: ata janë njerëz mendje-hapur dhe kjo gjë është thelbësore për një vend si i imi. Ata nuk kanë asnjë vështirësi për të pranuar vizione dhe për të pasur vizione dhe për të ecur drejt gjërave te reja. Kjo është më e rëndësishme. Një aspekt ka të bëjë me të qënit i hapur ndaj tyre. Dhe tjetri ka të bëjë me ndryshimin e madh që po ndodh aktualisht në Shqipëri lidhur me arsimin. Universitetet janë hapur. Ne kemi shtuar numrin e studentëve, 54 mije 4 vjet më parë. Sot, ne kemi më shumë se 120 mijë ne sektorin publik dhe 20 mije ne universitetet private. Ne kishim 12 studente për 1000 banorë dhe sot 35 per 1000 banorë. Aktualisht ne kemi dyfishuar buxhetin për arsimin. Qëllimi im është Shqipëria në Moshën Digjitale, dmth Shqipëria në moshën e rinisë. Ne arritëm të instalojmë Internetin në çdo shkollë dhe dy  ditë më parë ne inauguruam të gjithë projektin. Tani unë po përpiqem që çdo shtëpi të ketë lidhje Interneti. Ju mund të më pyesni përse jam kaq i vendosur ndaj moshës së Internetit? Jam kaq i vendosur se nga jeta dhe eksperienca ime kam arritur në konkluzionin se asgjë nuk mund ta ndryshojë më shumë jetën se kompiuteri dhe Interneti. Ne do të përpiqemi shumë ta zgjerojmë përdorimin e Internetit.
 
-Jam nga Portugalia dhe unë e di se cdo të thotë Evropa për ne. Unë mendoj se Shqipëria ka të njëjtën vision. Por, dua t’iu pyes se cfarë mund të marrë Shqipëria nga vullneti i të gjithëve ne ketu nga projekti Evropian?
 
-Shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër të kontinentit. Unë mendoj se kultura e tyre, që është vetë identiteti i shqiptarëve, do ta pasurojë kulturën evropiane sapo Evropa ta njohë më mirë atë. Ne jemi edhe një komb me tre besime kryesore: muslimanë, katolikë, ortodoksë.  Por, jemi është një komb me një tolerancë të shkëlqyer fetare. Ne jemi vendi ku besimet janë me të vërtetë ne tolerancë të përkryer. Ky komb nuk ka pasur asnjë incident fetar, vec tolerancë dhe mirëkuptim. Së dyti, sekularizmi është një trashëgimi e madhe. Shikoni flamurin. Flamuri shqiptar është më I vjetri në Evropë. Origjina e tij është në kohën kristiane të vendit tim. Dhe pas shekuj të tërë pushtimi Osman, flamuri jonë u zbulua në një bibliotekë të Parisit. është një flamur i bekuar me shqiponjë. Flamuri përmban një mesazh të fortë për Evropën. Shikoni numrin e hebrenjve të cilët pas përfundimit të Luftës ishin më shumë se në fillim të saj. Shqiptarët nuk dorëzuan asnjë hebre.
Ata u mbrojtën plotësisht bazuar në nje traditë të vjetër shqiptare: Shqiptari asnjëherë nuk mund ta dorëzojë mikun. Dhe kështu shqiptarët  mbrojtën hebrenjtë dhe numri i tyre ishte më i madh në fund të luftës se ne fillim të saj. Ka gjitashtu disa produkte që Shqipëria mund t’i japë Evropës ne aspektin moral dhe kulturës. Por, ne I japim shumë më tepër BE-së dhe mendoj se BE ka nevojë. 95% e shqptarëve preferojnë të jenë pjesë e Evropës dhe t’I japin një energji te re asaj.
 
 
 05/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›