E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha inauguron autostradën Korçë – Qafë Plloçë

Kryeministri Berisha mori pjesë sot paradite në inaugurimin e përfundimit të punimeve të autostradës Korçë – Qafë Plloçë, 33 kilometër e gjatë. Në përurimin e këtij investimi, i cili kap një vlerë prej 2.1 milionë eurosh, financuar nga qeveria, kryeministri u shpreh me bindjen e plotë, që Korça do ta mbështesë këtë ndryshim madhor, për të cilin është edhe merita e qytetarëve të saj.

Në fjalën e tij kreyministri Berisha theksoi:

“Autostrada është një segment, një rrugë autostradë jashtëzakonisht e rëndësishme për Korçën, Bilishtin, për transportin ndërkombëtar, për lidhjen e kësaj zone me Tiranën. Eshtë e një rëndësie jetike për Pogradecin, liqenin dhe turizmin. Këto ditë fillojmë ndërtimin e 70 kilometrave të tjera, të cilat do të kalojnë në një gjurmë krejt tjetër, në gjurmën e rrugës Egnatia, Qafë Plloçë - Qukës. Me ndërtimin rrugës së re Elbasan - Tirane, Korça afrohet shumë me Tiranën, prodhimi i fuqishëm i këtij rrethi, ndoshta më i fuqishmi në Shqipëri i afrohet tregut të metropolit dhe kjo përbën një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e këtij qarku”.

Po në këtë takim kryeministri Berisha, dha edhe një mesazh për kryetarin e PS-së, Edi Rama. 

“Pasi kishte dalë nga vila e tij në Dardhë, që nuk e ka të deklaruar se e fsheh në emër të bashkëshorteve rastësore, po nuk e ka të deklaruar, kishte shkuar dhe kishte gjetur një shkollë të rrënëuar dhe derdhte lot krokodili. I them zotit Rama: Hiqi gjyslykët e Kollagjerit, lëre mënjanë mendjen e Blushit dhe më mirë prano këtë realitet që po ndryshon me shpejtësi të madhe”.


20/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›