E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha inauguron përfundimin e rrugës së Flloqit në rrethin e Korçës

Kryeministri Berisha inauguroi sot përfundimin e rrugës së Flloqit në komunën Mollas të Korçës, investim i buxhetit të shtetit.  
Duke vlerësuar cilësinë dhe standardet e ndërtimit të kësaj rruge Kryeministri Berisha tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur i qeverisë dhe një hap shumë i rëndësishëm i kalimit nga Shqipëria e baltës dhe çakullit tek Shqipëria e asfaltit.   

“Siç e patë kjo është një rrugë e asfaltuar sipas standardeve shumë të mira dhe është një premtim i mbajtur i qeverisë time. Është një hap i rëndësishëm për ndarjen nga Shqipëria e çakullit për të kaluar tek Shqipëria e asfaltit në të gjithë vendin. Kam shumë kënaqësi që kjo rrugë vjen në komunën Mollas sikundër kam vetëdijen e plotë se këta qytetarë që e kanë qëndisur tokën kaq bukur meritojnë çdo investim”, u shpreh Kryeministri Berisha pas prerjes së shiritit të inaugurimit. 


Kryeministri tha se qeveria ka qenë jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj investimeve në rrethin e Korçës, nw tw cilin ka një seri projektesh. “Korça ka 85 projekte në arsim, 30 projekte në ujësjellës, 21 projekte në kanalizime, 70 km rrugë rurale në ndërtim e sipër ose që kanë përfunduar, ka plantacione të tëra në bujqësi dhe lehtësira të tjera”, tha Kryeministri. 
Gjithashtu Kryeministri Berisha tha se rrethi i Korçës ka investime të mëdha në rrugë kombëtare dhe siguroi se qeveria në vlerësim të kapaciteteve të këtij rrethi ka bërë dhe do të bëjë të gjitha investimet e nevojshme që qytetarët e Korçës meritojnë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›