E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha ne hapjen e ekspozites se artit Holandez

Kryeministri Berisha ishte i pranishem sot ne ceremonine e hapjes se ekspozites teartit Holandez nje ekspozite me vepra te koleksionuara nga piktori Jan Dibbet. Kryeministri Berisha e vleresoi hapjen e kesaj ekspozite si nje dhurate te pacmuar qe piktori holandez i ben artit pamor shqiptar.

Ne fjalen e tij kryeministri tha

Zoti Minister

Zoti Ambasador

Zoti Drejtor i Galerise se Arteve

Shkelqesi ambasador

Zonja dhe Zoterinj

Ne te gjitha takimet ne kete salle ne te gjitha ekspozitat e hapura ne ekzistencen e kesaj galerie kjo e sotmja eshte me e vecanta.

Njeri nga piktoret me te medhenj te kombit Holandes te kohes se sotme i beri Shqiperise dhuraten me te madhe te historise se saj ne fushen e arteve pamore. 160 vepra te autoreve te ndryshem nga mbare bota te koleksionit te tij.

Jan Dibbet i beri Shqiperise arteve pamore shqiptare nje dhurate me vlere te pa cmuar. E pacmuar eshte vlera e saj sepse ky burre i madh i kombit holandez ky piktor i madh zgjodhi tu dhuroje shqiptareve copeza te zemres dhe ndergjegjes se tij krijime te tij dhe te kolegeve te tij ne mbare boten. E pacmuar eshte vlera e tyre sepse Jan Dibbet ashtu sic theksoi zoti ambasador me dhuraten e tij solli ketu te perfaqesuara rrymat e arteve pamore te cilat per Shqiperine diktatoriale ishin herezi.

E pacmuar eshte vlera e veprave qe solli Jan Dibbet sepse sic thote nje bashkatdhetar i tij i madh dhe ai piktor ndergjegjja e njeriut eshte kultura. Ne kete kontekst asgje me te cmuar nuk mund te dhuronte sesa keto vepra Jan Dibbet per Shqiperine.

Zoti ambasador jam shume i prekur nga ky gjest bujar i piktorit tuaj te madh ndaj dua ti shpreh atij kombit te tij mirenjohjen me te thelle. Duhet tu falenderoj ju zoti ambasador ambasaden tuaj dhe qeverine tuaj per interesin qe kane treguar ndaj ketij donacioni dhe tju shpreh se shqiptaret do tu mbeten gjithmone mirenjohes per kete dhurate shume te cmuar qe i bete arteve pamore shqiptare.


08/10/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›