Kryeministri Berisha inauguron rrugen hyrese dhe shkollen e mesme ne Dervican
Ne vijim te vizites ne qarkun e Gjirokastres Kryeministri Berisha inauguroi dje ne mbremje perfundimin e rruges hyrese ne Dervican nje investim me vlere 34 milione leke dhe shkollen e mesme te Dervicanit me vlere 18.5 milione leke te dyja investime te buxhetit te shtetit.
Ne pershendetjen drejtuar banoreve te Dervicanit Kryeministri Berisha u shpreh
Te dashur banore te Dervicanit
Zoti minister
Zoterinj deputete
Te nderuar drejtues te komunes
Te dashur prinder nxenes dhe nxenese te shkolles se mesme te Dervicanit
se pari dua tju pershendes shume perzemersisht te shpreh kenaqesine time dhe te gezoj se bashku me ju inaugurimin e shkolles e cila ka te gjitha tiparet e nje shkolle evropiane. Tek vizitonim mjediset e shkolles drejtori i saj me kerkoi te vizitonim kabinetin e informatikes pasi e ke shume perzemer me tha. Dhe e kam shume perzemer sepse ky projekt qe filloi ne vitin 2006 ka bere qe persa i perket internetit ne shkolla ta coje me lart Shqiperine sesa disa vende te zhvilluara te Europes. Kjo te dashur banore te Dervicanit eshte filluar nga nje nivel jashtezakonisht i ulet kur ne fillim te vitit 2006 kemi pasur gjithsej 35 kabinete informatike ne mbare Shqiperine dhe sot ne 2000 e ca shkolla kemi kabinete informatike dhe po i fuqizojme gjithmone e me shume.
Une jam sot ketu per tju dhene ju fjalen qe cdo projekt qe kryetari juaj dhe deputeti juaj do te paraqesin per zonen tuaj dhe fshatrat e kesajkomune do te financohet me perparesi nga qeveria ime. Ne Dropull inauguruam fillimin e punimeve te ujesjellesit qe do te furnizoje me uje pa nderprerje 7 fshatra. Ne Dropull takova edhe kryeplakun e Koshovices dhe i premtova se rruga do te ndertohet dhe Koshovica do lidhet me aksin kombetar me rruge te asfaltuar. Banoret e Sofratikes kerkuan me te drejte qe njelloj si Dervicani te kene dhe ata nje rruge te asfaltuar ne fshatin e tyre dhe i garantoj se do ta kene. Me paraqiten nje projekt tjeter per nje pike turistike jashtezakonisht te rendesishme dhe ne do ta financojme. Sikunder do te financojme cdo projekt ne menyre qe jeta juaj persa i perket infrastruktures rrugeve ujesjellesve shkollave furnizimit me energji qe lagjet tuaja te mos kene asnje ndryshim nga lagjet e Gjirokastres Vlores Fierit e Tiranes. Aty ku do te mundemi ne do ofrojme infrastrukturen me moderne.
Une kam kenaqesine e madhe sepse takohemi se bashku me nje moment historik per qytetaret e ketij vendit dhe ky moment eshte heqja e vizave.
Isha ne Sarande dhe ne menyre te vetvetishme me erdhi ne mend viti 90 kur 3 djem nga minoriteti u nisen drejt lirise duke menduar se me heqjen e ligjit per kalimin e kufirit do te mund te shkonin ne vendin e lire ne Greqi. Ata i priten bresherite e kallashnikovit dhe po te lexoni procesverbalin e atij akti makaber thuhet se ushtari zbatoi rregulloren. Keta shkelen rregulloren e kalimit te kufirit kjo nuk mjaftoi por ata u zvarriten ne menyren me barbare rrugeve te Sarandes. E thashe kete shembull vetem e vetem per te rikujtuar se ku ishim ne 20 vite me pare dhe lavdi Zotit brenda ketij viti do te levizim te lire ne mbare Europen.
Ky vendim eshte nje vendim i merituar dhe ky vendim ka ne baze lumenjte e djerses se derdhur nga ju dhe mbare shqiptaret per ta bere Shqiperine nje vend tjeter. E verteta eshte se ne rast se e nisem nga mjerimi dhe skamja e tejskajshme ia dolen qe dhe me mire nga cdo vend tjeter ta ndryshonim kete vend dhe Shqiperia te renditet si nje nga vendet qe jetohet me mire dhe jam i sigurt qe Shqiperia shume me shpejt do te ece dhe do te behet nje vend shume here me i mire sesa eshte tani.
Heqja e vizave dhe levizja e lire eshte liri e madhe por edhe dinjitet njerezor sepse tani do te levizni te lire ne mbare Europen do te shkoni te takoni femijet motrat vellezerit njerezit tuaj kudo qe jane ne Greqi apo Europe dhe do te ktheheni si njerez te lire ne vatrat tuaja.
Dje une po ndiqja kronikat televizive dhe u preka shume kur degjoja nje zonje qe ti thoshte gazetarit se kishte dy femije ne Itali te cilet kishte 10 vjet qe nuk i kishte pare dhe u tregonte fotografite. Porsa mora vesh se do hiqen vizat tha ajo pa i thene burrit shkova dhe preva bileten per vete dhe burrin per tu nisur me 27 dhjetor dhe per tu kthyer me 10 janar. Histori te tilla te dhimbshme jane me mijera ne familjet shqiptare. Por nga ana tjeter ju them ju se cdo qytetar europian dhe ne cdo vend te botes kur te mesoje se Shqiperia u vendos ne listen e bardhe te sigurise kur te mesoje se qytetareve shqiptare u eshte dhene e drejta te levizin pa viza do te deshiroje dy here me shume per te ardhur ne Shqiperi si turist dhe keshtu turizmi do njohe dimensione te reja po keshtu tregtia dhe shkollimi. Pra kemi nje arritje historike dhe ju garantoj se qeveria do te beje gjithcka ne menyre qe me dinjitet te hedhim cdo hap drejt Europes. Kjo gje u be sepse ne ndryshuam Shqiperine u be sepse ne beme Shqiperine nje vend te sigurt sepse cmontuam dhe shpartalluam mbi 200 banda qe kontrollonin vendin.
Nje mik i imi me thote ne telefon se i kam thene Kryeministrit tim te vizitoje Shqiperine sepse Shqiperia eshte nje nder vendet me te sigurta. Kjo u be e mundur sepse ne luftuam korrupsionin zhvilluam zgjedhje te lira dhe te ndershme beme kartat e identitetit dhe pasaportat me moderne te kohes. Pra te flasim haptas ajo frike qe ekzistonte ndaj nesh dhe per ne duke na pare sesi derdheshim neper det tani ajo frike nuk ekziston me. Ndaj dhe Parlamenti Europian votoi me 538 vota dhe vendosi qe shqiptaret te levizin te lire
Dhe njehere ju pergezoj vellazerish dhe ju garantoj se do bej cdo gje qe se bashku me ju Dropullin dhe Dervicanin te gjithe zonen e minoritete dhe mbare Shqiperine ta bejme zone me te zhvilluar dhe ata qe jane larguar te konsiderojne me seriozitetin me te madh rikthimin ne vatrat e tyre per te siguruar nje te ardhme me te mire europiane aty ku kane lindur dhe jane rritur.
10/10/2010