Kryeministri Berisha inauguron fillimin e ndertimit te ujesjellesit rajonal te 7 fshatrave te Dropullit
Kryeministri Berisha i cili ndodhet ne jug te vendit per nje vizite dyditore mori pjese dje ne mbremje ne ceremonine e inaugurimit te fillimit te punimeve te ujesjellesit rajonal te 7 fshatrave te Dropullit te Poshtem investim me vlere 50 milion leke nga buxheti i shtetit. Me kete investim se bashku me ujesjellesin rajonal te Dropullit te Siperm nje investim i perfunduar me vlere 150 milion leke arrihet furnizimi me uje i 14 fshatrave te kesaj zone.
Pas ceremonise se inaugurimit Kryeministri Berisha u takua me banore te Dropullit dhe u garantoi se qeveria do te vazhdoje kompletimin e te gjithe ujesjellesve me rrjetin e brendshem sipas modelit me bashkekohor dhe do te beje cdo investim ne funksion te rritjes se standardit te jetes se tyre.
Zoti kryetar une dua tju garantoj ju dhe deputeteve se qeveria do bej cdo investim ne menyre qe jeta e ketyre banoreve te behet e njejte me ato te banoreve te qyteteve. Do te investojme ne cdo rruge nga Koshovica dhe kudo qe ndodhen ne kete zone dhe cdo zone tjeter. Por une kam kenaqesine se se bashku gjate ketyre 3 viteve takohemi dy here per inaugurime te rendesishme dhe u garantoj se do mbeshtes cdo projekt tuajin ne interes te komunitetit dhe komunes suaj u shpreh Kryeministri.
Kryeministri iu pergjigj serish interesimit te gazetareve ne lidhje me Gjykaten Administrative per te cilen Kryeministri u shpreh
Ajo cka une mbetem i sinqerte eshte se veprimi i kryetarit te te PS-se per te mos votuar ligjin eshte jashtezakonisht i rende dhe nuk ka gje me te mire sesa kur behet nje gabim te korrigjohet sepse eshte ne interesin jetik te cdo njeriu qe te korrigjoje gabimet. Por tu thote qytetareve se nuk e votova ate per inat te Sali Berishes sepse po ta votoja do i jepja nje gjykate ne dore eshte po te perdorim nje shprehje popullore si tu tregosh perralla me mbret. E theksova dhe e theksoj serish Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane tek Partia Demokratike tek qeveria e Sali Berishes dhe tek Sali Berisha partnerin strategjik me te rendesishem ne vend por dhe me gjere. Por nga ana tjeter Shtetet e Bashkuara nuk investojne asnje qindarke per ti dhene drejtesine ekzekutivit. Ata qe e njohin mire kete demokraci te madhe njohin se shtylla kryesore e garancise se lirive te qytetareve amerikane eshte sistemi i drejtesise dhe eshte i tille sepse eshte i pavarur. Dhe ne kete kontekst Gjykata Administrative ishte interesi me i mire i te gjithe biznesmeneve te Dropullit i te gjithe biznesmeneve te Gjirokastres i te gjithe biznesmeneve shqiptare sepse do te zgjidhte cdo lloj kundershtie qe do te lindte midis ekzekutivit arbitraritetit te tij dhe biznesit ne radhe te pare plus qe do tu sherbente te gjitha problemeve administrative per ti zgjidhur ne nje menyre me te mire me ligjore dhe me te bazuar. Sidoqofte ftesa ime eshte qe zoteria i tij te rishohe qendrimin dhe ta votojme ligjin kur te doje. Te sjelle cdo amendament qe te doje. Une paraprakisht kam besim se ata nuk do te sjellin amendamente ne kundershtim me parimet dhe ti votojme. Kjo eshte ajo qe mund te them pra i gjithe komenti.
Sot jam ketu per ujesjellesin. Shpreh kenaqesine bashke me kryetarin e komunes dhe komunitetin qe fillojme punimet e ketij ujesjellesi shume te rendesishem. Dihet qe zona ka pasur probleme kronike me ujin dhe me kete ujesjelles do kete uje ne menyre te vazhdueshme dhe e garantoj edhe nje here kryetarin se do jetesohet cdo projekt qe kryetari por edhe kryetaret e komunave te tjera do te hartojne per te lehtesuar per te permiresuar jeten e komunitetit ne shkolla ne qendra shendetesore ujesjelles ne rruge ne kanalizime dhe cdo projekt tjeter. Natyrisht jane qytetaret qe e ndertojne jeten e vet mbi mundin djersen sakrificen dhe qeveria i lehteson me projekte infrastrukturore dhe projekte te tjera.
10/10/2010