Kryeministri Berisha inauguron Qendren e Sherbimeve Universale te Postes Shqiptare

Kryeministri Berisha mori pjese sot ne inaugurimin e Qendres se Sherbimeve Universale te Postes Shqiptare investim prej 370 mije dollaresh i cili trefishon kapacitet e saj duke shtuar sportelet e sherbimit per qytetaret shqiptare.
Ne pershendetjen e mbajtur me kete rast Kryeministri Berisha pergezoi punonjesit e postes shqiptare dhe drejtuesit e saj per permiresimin ne menyre thelbesore te sherbimeve ndaj qytetareve duke theksuar se ata kane ecur drejt standardeve me te mira postare qe vendi ka patur ndonjehere.
Kryeministri u shpreh se ky inaugurim eshte nje hap tjeter i rendesishem per ti dhene ketij vendi fytyren e re qe meriton fytyren evropiane.
Kryeministri garantoi se qeveria shqiptare eshte e vendosur te marre cdo vendim te beje cdo investim e te miratoje cdo ligj ne menyre qe shqiptaret kudo qe ndodhen ne kryeqytet apo ne zonat me te thella te gezojne standarde te ngjashme me standardet e qytetareve te vendeve anetare te BE.
Se bashku me kryeministrin merrnin pjese ne kete ceremoni drejtues dhe punonjes te postes shqiptare perfaqesues te kompanive private perfaqesues te medias etj
Aktualisht Qendra e Sherbimeve Universale te Postes Shqiptare kryen 50 lloje sherbimesh nga 77 sherbime qe kryen gjithsej Posta Shqiptare. Kjo eshte nje qender promocionale me sistem te mbyllur televiziv me network te shtrire ne te gjithe Shqiperine ku mund te shperndahet promocion ne 551 zyra postare nepermjet rreth 1000 monitoreve.
Ne fjalen e tij kryeministri Berisha u shpreh
Se pari deshiroj tu pergezoj perzemersisht ju punonjes te postes shqiptare drejtuesve te saj qe me perkushtim keni permiresuar ne menyre thelbesore sherbimet postare ndaj qytetareve shqiptare dhe keni ecur drejt standardeve me te mira postare qe vendi ka njohur ndonjehere.
Posta shqiptare cdo dite po shnderrohet ne nje nga qendrat me te rendesishme por dhe me te kulturuara dhe me cilesore me sherbime te shumta ndaj qytetareve shqiptare. Ajo po merr gjithnje e me shume ne ngarkim sherbime derisa do te perfundoje nje sportel te vetem per te gjitha sherbimet e qytetareve ne mbare vendin si forma me moderne me e shpejte me e sigurte e sherbimit te qytetareve shqiptare.
Sot posta ne te 551 zyrat e saj ka shtrire dhe ofron internet falas per komunitetin. Se shpejti ajo do te jete qender kryesore e te gjitha llojeve te pagesave por dhe terheqjes dhe sherbimit te dokumenteve me te rendesishme te qytetareve shqiptare.
Sot ne inaugurojme Qendren e sherbimeve Universale e cila realizohet pas nje investimi prej rreth 370 mije dollaresh dhe qe trefishon kapacitet sportelet e sherbimit per qytetaret shqiptare. Posta ka adaptuar teknologjite me te larta ku jep mundesi qytetareve te vendit te lidhen me njeri tjetrin te lidhen me miqte dhe familjaret e tyre ne mbare boten dhe se shpejti ne video konferenca pra me ze dhe figure me te dashurit e tyre kudo qe ndodhen.
Te dashur qytetaret dhe qytetare te Tiranes
Ky inaugurim eshte nje hap tjeter per ti dhene ketij vendi fytyren e re qe meriton fytyren evropiane. Qeveria shqiptare eshte e vendosur te marre cdo vendim te beje cdo investim te miratoje cdo ligj ne menyre qe ju kudo qe ndodheni ne kryeqytet apo ne zonat me te thella te gezoni standard te ngjashme me standardet e qytetareve te vendeve anetare te BE. Asnje vend ne Evrope nuk ka patur me jetike se sa Shqiperia ndryshimin e shpejte asnje vend tjeter nuk ka ndryshuar me shpejt se ky vend. Dje parlamenti evropian vendosi per te hequr vizat per te mbeshtetur propozimin e komisionit per heqjen e vizave theksoj perseri se ky eshte vendimi me I rendesishem ne historine e ketij kombi qe Evropa ka marre per Shqiperine dhe shqiptaret.
Ky vendim lirise se levizjes se qytetareve shqiptarei jep dimensionet e kontinentit evropian por ky vendimi jep gjithashtu dinjitetin e merituar qytetareve te ketij vendi te cilet per shkaqe tashme te njohura 20 vite me pare jetonin te rrethuar nga klone me gjemba apo derdheshin ne det si asnje komb tjeter per kafshaten e gojes.
Sot Shqiperia eshte krejt tjeter ndaj dhe besimii madhi parlamentareve evropiane dhe Komisionit evropiane se qytetaret shqiptare e meritojne levizjen e lire dhe se ata kete liri te re te madhe do te dine ta perdorin me dinjitetin me te madh do te dine ta perdorin ne menyren me te qyteteruar. Jo te pakta kane qene perpjekjet per te trembur per tu thene se po ndodhi kjo behuni gati te prisni 1 milion shqiptare se po ndodhi kjo do te perseriten eksodet biblike.
Une kam bindjen me te thelle se qytetaret e Tiranes dhe te mbare Shqiperise do ta trajtojne mirebesimin e Evropes me dinjitetin qe u takon. Por nga ana tjeter heqja e vizave eshte arritje e madhe natyrisht per cdo komb por me e madhe se te gjithe te tjeret eshte per ne sepse ne keto 20 vite per shkak te varferise qe trasheguam mbi 25 e shqiptareve emigruan dhe sot shumicae familjeve shqiptare kane femijet apo te dashurit e tyre ne vende te tjera shumica e te cileve nuk kane mundesi ti takojne te ndajne me ta gezime halle e derte vetem e vetem se nuk marrin dot vizen ndersa brenda pak koheve ata levizin te lire me dokumentet me moderne te teknologjise me te larte ne mbare hapesiren e Shengenit.
Zonja dhe zoterinj
Heqja e vizave eshte nje procesi bazuar ne reformat e thella ne arritje te medha ne shnderrimin e Shqiperise ne nje nga vendet me te sigurta ne anetaresimin e saj ne NATO ne luften me vendosmeri kunder korrupsionit ne zgjedhjet e lira ne dokumentet me moderne te identitetit ne nje funksionim te mire te ekonomise shqiptare ne nje permiresim ne teresi te sherbimeve te ketij vendi. Natyrisht heqja e vizave eshte vullnet fisnik i perfaqesuesve te vendeve anetare te BE. Ndaj ti falenderojme edhe njehere ata dhe ti garantojme se besimin e tyre ne do te dime ta trajtojme me dinjitet te madh.
08/10/2010