E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha inauguron rrugën Ura e Dajlanit – Kodra e Rrashbullit

Turi i përurimeve vazhdon në Durrës

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në inaugurimin e rrugës Ura e Dajlanit - Kodrat e Rrashbullit, në Durrës, një investim i qeverisë, që kap vlerën 2 milion euro.
Në fjalën e tij kryeministri tha se, vetëm 5 vitet e fundit janë investuar në këtë qytet dhe komunat e tij 12 herë më shumë se 8 vitet pararendëse të marra së bashku. Duke u ndalur tek zhvillimi i turizmit në vend, Kryeministri Berisha tha se në pesë vitet e fundit është dhjetëfishuar numri i turistëve në Shqipëri dhe vetëm këtë viti, numri i turistëve të huaj në plazhet e Durrësit, por dhe në mbarë Shqipërinë, ka pësuar një rritje prej 25 për qind.
Kryeministri tha se kjo qeveri, do të vijojë punën e saj për shtimin e investimeve të mëdha në mbarë vendit, për ta bërë Shqipërinë një vend të denjë evropian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›