E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiç, nesër vizitëzyrtare në Bullgari

BEOGRAD- Presidenti serb, Boris Tadiç do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare njëditore në Varna, Bullgaria e Veriut, ku do të takohet me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov, njoftoi zyra e shtypit e presidentit serb.

Në njoftim nuk shpjegohet arsyeja e vizitës së presidentit por theksohet se gjatë takimit ''Tadiç dhe Borisov do të diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe''.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›