E Diel, 1 Nëntor 2026

Ylli i Real Madridit, Kakandërhyrje kirurgjikale në gju

LOS ANXHELOS - Mesfushori brazilian i Real Madrid, Kaka është dëmtuar në gjurin e majtë dhe do ti nënshtrohet sot një ndërhyrjeje kirurgjikale bëjnë të ditur Asociated Press.

Mësohet se Kaka është larguar nga Los Anxhelos, ku po zhvillonte fazën përgatitore me Realin, nën drejtimin e trajnerit te ri, portugezit José Mourinho. Ai do ti nënshtrohet operacionit në Belgjikë.

Pas kryerjes së një sërë analizash shëndetësore u vërtetua se Kaka kishte dëmtime në gju. Një takim mes mjekut Carlos Diez dhe trajnerit të Real Madrid Jose Mourinho konfirmoi vendimin që mesfushori duhet të operohet për të parandaluar komplikacione të mëtejshme.

Nëse humbasim atë për një fare kohe nuk është një dramë, ne kemi lojtarë të tjerë. Por ai është një prej lojtarëve më të mirë në botë”- ka thënë Murinjo citon AP.

Nëse problemi është diafnostifikuar saktë Kaka duhet të qëndrojë dy muaj pushim, dhe nëse ka pësuar dëmtime dhe ligamenti atëherë peridha e mos luajtjes futboll do të jetë edhe më e gjatë.

Mediat shkruajnë se nëse dëmtimi ka ndodhur gjatë Kupës së Botës atëherë Madridi do t’i kërkojë llogari Brazilit se përse ky lojtar nuk është dërguar menjëherë në spital.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›