E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha informon grupin parlamentar te PD-se per viziten ne Paris

Kryeministri, Sali Berisha informoi grupin parlamentar të PD-së, lidhur me vizitën e tij në Paris. Kreu i ekzekutivit ritheskoi se procesi i integrimit europian i Shqipërisë është i bazuar mbi meritën dhe qeveria shqiptare është e angazhuar plotësisht në realizimin e këtij misioni. Qëndrim, ky që kreu i qeverisë i ka bërë të njohur homologut të tij francez, Fransua Fillon.
“E garantova Kryeminitrin se ky proces është i bazuar në meritë. Qeveria do të bëjë gjithçka ka në dorë të përmbushë me seriozitet të gjitha kerkesat, normat, standartet, praktikat e domosdoshme. E njoha me bllokimin që i bëri opozita për 2 vite me radhë, rast i paprecendentë në Europë, me idenë absurde që do të bllokojë qeverinë, por bllokoi statusin. E njoha dhe me zhvillimet e fundit, ku opozita punon normal në parlament, me vendosmërinë tonë për të mbështetur propozimet e opozitës, lidhur me reformën zgjedhore “, u shpreh Berisha, gjatë fjalës së tij mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.
Marrëdhëniet mes dy vendeve, theksoi Kryeministri, janë shumë të mira, ndërsa në fokus të takimit të tij me kryeministrin francez, por edhe me Ministrin e Energjitikës dhe Industrisë kanë qenë investimet e ardhshme franceze bazuar me ekperiencën e sukseseshme të atyre që aktualisht operojnë në Shqipëri.
Më pas Kryeministri iu referua dhe zhvillimeve në Marsejë ku u mbajt Kongresi i Partive Popullore Europiane, duke e kosnderuar këtë event si më të rëndësishmin në historinë e Partive Popullore.
Gjithashtu, kryeministri Berisha i njohu deputetët edhe me takimet që zhvilloi gjatë pranisë së tij në kongres , ku ka infromuar liderë të Europës mbi zhvillimet në Shqipëri, kërkesën për inkurajimin e investitorëve për energjinë dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë së vendit, duke i njohur me modelin ekonomik të suksesshëm, bazur në parimet e qendrës së djathtë, që janë provuar shpëtimtarë për ekonominë shqiptare.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›