Ligjvenesit demokrate pro dekretit te Leskaj per kreun e KLSH-se
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është pro kandidaturës së Bujar Leskaj për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. I dekretuari i Presidentit të Republikës pritet të bëjë seancën dëgjimore në Komisionin Parlametar të Ekonomisë, për t’iu nënshtruar procesit të votimit në séancën e rradhës në parlament. Siç bëhet e ditur, Leskaj nuk u përfshi në procedurë parlamenatre për shkak të aktivitetit të plotë të Komisionit të Ekonomisë në shqyrtimin dhe miratimin e projekt-buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm, ndërsa tashmë kandidatura e Leskaj e ka rrugën të hapur drejt votimit të tij për kreun e KLSH-së.
Në fakt ndryshe nga kanduidatura e Sali Shehut që nuk mori votat e demokratëve, Bujar Leskaj përmbush kriterin ligjor të aktivitetit të tij për dhjetë vite në fushën e ekonomisë dhe finacës, ndërsa ka përfunduar dhe Fakultetin Juridik.
Leskaj mban gradën e Doktorit të Shkencave Ekonomike. Ai ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës në fakultetin Gjeologji-Miniera, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë dhe Fakultetin e Drejtësisë, ndërsa ka mbrojtur masterin dhe doktoraturën në fushën e Financës pranë Universitetit të Tiranës, mban dhe titullin e avokatit.
Po ashtu Leskaj ka studiuar në Universitetin e Nebraskës – Lincoln në SHBA, në departamentin e Menaxhimit. Në Universitetin Bamberg të Gjermanisë ai është specializuar për Financat publike.
Bujar Leskaj ka punuar si doganier e më pas Kryetar i Degës së Doganës se Vlorës deri në vitin 1997 dhe më pas si nëndrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave,
Nga viti 2000 e në vijim ushtroi profesionin e pedagogut të brendshëm ose të jashtëm në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës.
Aktivitetin e tij politik Leskaj e nisi në janarin e vitit 1997, ku u bë anëtar i Partisë Demokratike. Që prej 2001-shit Leskaj është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.
Në legjislaturën e vitit 2005 – 2009, mandati i parë i demokratëve që u rikthyen në pushtet, pjesë e grupit të tyre parlamentar ishte dhe Bujar Leskaj, si deputet i Vlorës.
Bujar Leskaj do të behej dhe anëtar i qeverisë së parë të kryeministrit Berisha. Nga shtatori i 2005-es deri në mars të 2007-ës do të mbante postin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Bujar Leskaj është gjithashtu autor i disa botimeve, ndër të cilët spikasin "Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë, 1912-2009" , "Brenda dhe Jashtë…PARLAMENTIT , "Senjorazhi” i cili është dhe punimi për doktoraturën që ka mbrojtur.
Të përmbledhura në dy botime janë dhe cikli i leksioneve të tij “Në lëndën Paraja dhe Bankat”, dhe “Leksione në Financë”.
Libri më i fundit është botuar këtë vit dhe mban titullin “Muzat e Qëndresës”
Kandidatura e Leskaj vjen pasi mazhoranca rrëzoi atë të Sali shehut, i cili sipas tyre nuk përmbushte kriteret që duhet të ketë Kryekontrollori i Buxhetit të Shtetit për 7 vitet në vijim.