E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha ka marrë një mesazh ngushëllimi nga Kryeministri i Rumanisë Calin Popescu Tariceanu

Kryeministri Berisha ka marrë një mesazh ngushëllimi nga Kryeministri i Rumanisë Calin Popescu Tariceanu, në të cilën shprehet solidariteti dhe mbështetja për kapërcimin e ngjarjes së rëndë në Gërdec.

“Me dhimbje të thellë mësova ngjarjen tragjike, ku gjatë një shpërthimi të municioneve humbën jetën 9 vetë. Numri impresionues i të plagosurve tregon dimensionin e kësaj ngjarjeje të tmerrshme.

Në këto momente të vështira, unë dua t’ju shpreh ju dhe familjeve të viktimave dhe të plagosurve ngushëllimet dhe simpatinë time për ta dhe të gjitha ata që u prekën nga kjo ngjarje e tmerrshme,” përfundon mesazhi i Kryeministrit rumun drejtuar Kryeministrit Berisha.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›