Kryeministri Berisha merr mesazh ngushëllimi nga Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa
Kryeministri Berisha merr mesazh ngushëllimi për viktimat e ngjarjes së fshatit Gërdec dhe solidaritetin për këtë ngjarje nga Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa. Në mesazhin e tij, Kryeministri Jansa shprehet:
"Ishte shok dhe dhimbje e thellë lajmi për aksidentin e djeshëm që ka marrë disa jetë njerëzish dhe duke plagosur shumë të tjerë.
Ju lutem, më lejoni t'ju shpreh ngushëllimet e mia në emër të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe timin personal. Mendimet tona shkojnë tek të gjithë familjet e viktimave dhe tek të gjithë të tjerët të goditur nga ky aksident.
Ju lutem pranoni, i nderuar Kryeministër, sigurimet e konsideratës sime të lartë."