E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha mbledh Grupin Ndërministerial të punës për thellimin e reformës së regjistrimit të biznesit

Sot Kryeministri Berisha thirri në një mbledhje Grupin Ndërministerial të punës për thellimin e reformës së regjistrimit të biznesit.

Shërbimi i regjistrimit të biznesit, me gjithë sukseset e dukshme dhe shkurtimin drastik të kohës së regjistrimit, do të duhet të modernizohet dhe të kalojë në shërbimin e regjistrimit online. Për këtë qellim, u vunë detyra konkrete për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, që nën koordinimin e Ministrit të Shtetit për Reformat, të përcaktojnë një plan veprimi brenda një periudhe të shkurtër, për kalimin në regjistrimin online të biznesit.

Në takim merrnin pjesë Ministri i Shtetit për Reformat z. Genc Pollo, drejtues të lartë të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit, të Autoritetit Kombëtar të çertifikimit Elektronik, etj.


09/03/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›