E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit në Turqi, e ftuar speciale në Samitin botëror për të drejtat e grave. Jozefina Topalli: "Gratë sfidojnë kohën në shtëpi e shtet"

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pas pjesëmarrjes si e ftuar speciale në Egjypt në konferencën Gratë parlamentare si faktorë aktivë të zhvillimit, mori pjesë sot, në një tjetër Samit ndërkombëtar për të drejtat e grave në Turqi, kësaj here si e ftuar e veçantë e Kryeministrit Erdogan.
Samiti Te drejtat e gruas bashkojnë lindjen dhe perëndimin mblodhi gra lidere nga gjithë bota, deputete e senatore, nga Spanja, Danimarka, Paksitani, Suedia, rajoni i ballkanit, Lindjes së Vogël e të mesme për të shkëmbyer eksperiencat e tyre në perballje me mendësitë, traditat, paragjykimet, sfidat.
Por sado të ndryshme në kultura dhe qytetërimet e tyre ato ndajnë sfida globale në një botë që, siç tha kryeministri turk Erdogan, megjithese po bëhet çdo ditë më e vogël, çështjet e barazisë gjinore mbeten çështje të mëdha të demokracisë dhe parësore në axhendën politike të të gjitha qeverive.
Në fjalën e tij, Kryeministri Erdogan përshëndeti në mënyrë të veçantë praninë e Kryetares së Kuvendit dhe pranimin e ftesës nga ana e saj, për të marrë pjesë si një nga referueset kryesore në këtë Samit.
Në fjalën e saj, në këtë Samit, Kryetarja e Kuvendit tha:
Nga tryezat në familje dhe deri në tryezat e vendimmarrjes duhet të luftojmë për të garantuar çfarë na takon, për zotësi apo inteligjencë, për aftësi apo potecial të dhënë nga perëndia; në çdo çast duhet të përpiqemi të sfidojmë kohën.
Ështe sfida jonë e perditshme, për demokraci në shtëpi, në treg dhe në shtet, është sfida jone e përditshme për të mos qenë një shërbëtor në familje, për të mos qenë një shërbëtor i shoqerive tona, që na lidh ne gratë, lindje-perendim.
Ne fund të kësaj dite, secila prej nesh merr me vete një udhërrëfyes për inisiativa konkrete dhe një axhendë për të arritur barazi gjinore dhe tok me to moton tonë Të mos dorezohemi asnjëherë! Sepse ne kemi forcën të qëndrojmë në kembë, kemi guximin për të ndryshuar, dhe jemi bërës të ndryshimit, kemi vendosmërine për ta bërë më të mirë për femijet dhe familjet - asetet më të çmuara për shoqërinë.
Dhe sot eshte një ditë më shumë që u ben thirrje, jo vetëm njerëzve dhe qeverive të tyre, por ne, te gjitha grave se duhet te përballemi me problemet më të ngushme të botës mbarë - të drejtat e grave.
Sot nuk ndajmë vetem vlera të përbashkëta por ndajmë interesa të përbashkëta sepse përballojme sfida te përbashkëta. Ne ndajmë një të ardhme të përbashkët, prandaj zeri ynë nuk duhet të jetë ai i një dite, i nje date por i çdo dite të jetës. Sa herë jemi bashkë është apel për veprim është apel për ndergjegjesim se në shoqerinë ku gruaja është e respektuar dhe e trajtuar me dinjitet, ka dashuri për fëmijët dhe familjet, ka shpresa dhe ëndrra për një të ardhme të fortë të përbashkët në lindje dhe në perëndim. »
Fjala e Kryetares së Kuvendit u ndoq me interes të madh nga të gjithë pjesëmarrsit në këtë Samit botëror.
Në këtë takim mori pjesë edhe kryetarja e Parlamentt Pakstanez, Fahmida Mirza e cila tha se :
« Në këtë ditë, kur ne bëjmë përmbledhjen e vemendjes sonë ndaj gruas për vitin që shkoi dhe planifikojmë të ardhmen duhet të flasim me gjuhën tonë të përbashkët ; gjuhën e nënës, e cila na bën të njejta në të gjthë botën pavarësisht kushteve, formmt apo vendit ku jetojmë. Na bën të luftojmë për të drejtat tona dhe të fëmijëve tanë, që si gra të mos mbetemi objekt por të shndërrohemi në subjekt siç e meritojmë. »

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›