E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha, me pushime në Dhërmi, u mëson notin nipërve dhe mbesave të vogla

Në ritualin e përvitshëm, nën shoqërinë e familjes së tij Kryeministri Sali Berisha i cili ka zgjedhur sërish Dhërmiun për të kaluar pushimet, prej ditësh ndodhet në këtë fshat turistik së bashku me familjen e tij si dhe me nipërit e mbesat me të cilët është shumë i lidhur. Ashtu si edhe një vit më parë, aktivitet kryesor të tij ka pasur notin. Ditën e djeshme, Kryeministri Berisha e kaloi ditën së bashku me familjen e tij duke i mësuar not më të vegjëlve, mbesave te tij. Ndërkohë, dy ditë më parë ai theu sërish rekordin e tij personal në not. Duke notuar pa ndërprerje ai vendosi një rekord të ri personal duke përshkruar disa here distancën deri te Bovat në plot 127 minuta, kundrejt 123 minutave të një viti më parë. Pushimi në Dhërmi gjatë muajit gusht, për Kryeministrin Berisha janë kthyer në një ritual pothuajse të përvitshëm.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›