Qeveria akordon shumën prej 1.571.898.399 lekë për kompensimin e dëmeve materiale të tragjedisë së Gërdecit
Kryeministri Berisha bëri të ditur sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, përfundimin e procesit të vlerësimit të dëmit material në tragjedinë e Gërdecit dhe shumën e akorduar nga qeveria për kompensimin e këtij dëmi.
Kryeministri vlerësoi se ky proces u realizua në një kohë rekord nga ekipet e vlerësimit dhe në marrëveshje të plotë me familjarët, duke përdorur një teknologji të shkallës së lartë. “Në një hark kohor prej katër ditësh, duke përdorur teknologjitë më të mira , u shqyrtuan mbi 4200 banesa, nga të cilat 3615 prej tyre rezultuan me dëme të shkallëve të ndryshme nga rrafshimi i plotë, tek dëme te renda, mesatare dhe te lehta . I gjithë ky material, ose i gjithë ky proces vlerësimi, ne te gjitha rastet, u bë në praninë e kryefamiljarit , ose të familjarëve të autorizuar. Të gjithë formularët e vlerësimit u firmosën jo vetëm nga vlerësuesit, por në marrëveshje të plotë edhe nga të dëmtuarit. Pra, një proces që nisi në me datën 17, pasi 15 dhe 16 ishin nen breshërinë e predhave u finalizua mbrëmë ne mesnate me të gjitha përllogaritjet.”
Kryeministri bëri të ditur se vlerësimi i përfunduar përfshin vetëm objekte private dhe jo ato publike të dëmtuara, të cilat do të trajtohen nga ministri të veçanta.
“Numri i objekteve të dëmtuara në qytetin e Vorës është 1112 objekte. Në Marqinet 365 objekte, ku përshihen shtëpi, klube,etj. Gjokaj 253 objeke, Picar 239 objekte. Kodër Vorë 297 objekte, Gërdec 109 objekte, Sharrë 139 objekte, Mucaj 359 objekte, Marikaj 651 objekte, biznese 32, ferma bujqësore 34, bageti të fermave bujqësore 25.”
Kryeministri informoi se vlera e punimeve ndërtimore në zonën e emergjencës , do të jetë e përjashtuar nga çdo lloj takse. Vlera totale e objekteve private të dëmtuara, e cila përfshin edhe vlerën e orendive shtëpiake dhe pajisjeve elektronike arrin vlerën e 1.571.898.399 lekëve.
Duke bërë të ditur se kjo shume do te behet disponibel menjëherë për te gjithë kryefamiljaret, apo familjarët e autorizuar të 3615 objekteve shtëpi dhe biznese, kryeministri u shpreh se këtu nuk përfshihen shpërblimet e tjera apo shpenzimet e bëra nga kovalishenca , ku ndodhen mbi 600 banore te sistemuar.
Kryeministri kërkoi që bazuar në fotot ajrore, ekipet e vlerësimit të bëjnë vlerësimin e ullinjve dhe të drurëve frutorë, të cilët bëjnë pjesë në pronën e familjeve të dëmtuara.
Në kuadrin e pastrimit dhe vënies nën kontroll të plotë të territorit, Kryeministri vlerësoi të një rëndësie të jashtëzakonshme kontrollin e sipërfaqeve pyjore te cilat janë në funksion të banorëve.
Ndër të tjera, Kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Financave marrjen e masave për bërjen sa më parë disponibël të fondit dhe përcaktimin e mënyrave të shpërndarjes së tij. Duke kërkuar hapjen e llogarive bankare për familjet sipas listave të hartuara, Kryeministri tha se është i domosdoshëm një proces trajnimi për përdorimin e këtyre llogarive nga ana e qytetarëve.
“Zoti Ministër i Financave është jashtëzakonisht e rëndësishme që jo vetëm të bëhen sa me pare disponibël fondet, por te përcaktohen dhe modalitetet e këtij disponimi Këto para duhet të vendosen në llogaritë bankare të familjeve, sipas listave të hartuara. Ne rast se ka vështirësi ne shfrytëzimin e depozitave bankare, është i domosdoshëm një proces edukimi dhe trajnimi i qytetarëve.”