Kryeministri Berisha merr një mesazh falënderimi nga homologu i tij japonez, Naoto Kan
Kryeministri Sali Berisha mori dje një mesazh falënderimi nga kryeministri i Japonisë, Naoto Kan, i cili i shpreh mirënjohjen për mesazhin e urimit dërguar për marrjen e detyrës si kryeministër i Japonisë. Në mesazhin e kryeministrit Naoto Kan drejtuar kryeministrit Berisha thuhet se dy vendet janë afruar ndjeshëm, duke rritur shkëmbimet në fusha të ndryshme gjatë viteve të fundit. “Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen time të përzemërt për urimet tuaja në marrjen e detyrës si Kryeministër i Japonisë. Jam i lumtur të shoh se dy vendet tona kanë rritur shkëmbimet në fusha të ndryshme gjatë viteve të fundit. Do të dëshiroja të punoja aktivisht me ju për të zhvilluar më tej marrëdhëniet ekzistuese të përzemërta midis dy vendeve tona”- shkruan në mesazhin e tij të falënderimit, kryeministri i Japonisë, Naoto Kan.
...