V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, NË UNIVERSITETIN “EQEREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, NË UNIVERSITETIN “EQEREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pikat 1. 2.1, 29 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen, në universitetin “Eqerem Çabej”, Gjirokastër, në Fakultetin e Edukimit dhe Shkencave Shoqërore, në bashkëpunim me Universitetin e Maceratës, Itali, të programit të përbashkët të studimit të ciklit të dytë “Arkeologji dhe administrim i pasurive arkeologjike”.
2. Në përfundim të këtij programi studimi të ciklit të dytë lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë”, e përbashkët, DND, në “Arkeologji dhe administrim i pasurive arkeologjike”.
3. Ky program studimi i ciklit të dytë realizohet me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është dy vite.
4. Programi i studimit “Arkeologji dhe administrim i pasurive arkeologjike” të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për universitetin “Eqerem Çabej”, Gjirokastër.
6. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Eqerem Çabej”, Gjirokastër, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
30/09/2009