V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, NË UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, NË UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pika 1.2.1 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen, në universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, në Fakultetin e Ekonomisë, të programeve të studimit të ciklit të dytë, në:
a) “Menaxhim”, me profilet:
· Menaxhim biznesi, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë”, DND, në menaxhim, me profilin menaxhim biznesi.
· Marketing, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë”, DND, në menaxhim, me profilin marketing.
b) “Politika dhe administrim”, me profilet:
· Administrim publik, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë”, DND, në “Politika dhe administrim”, me profilin administrim publik.
· Administrim financiar, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë”, DND, në “Politika dhe administrim”, me profilin administrim financiar.
c) “Ekonomi-Biznes”, me profilet:
· Ekonomi biznesi, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë”, DND, në “Ekonomi-Biznes”, me profilin ekonomi biznesi.
· Financë-Bankë, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë”, DND, në “Ekonomi-Biznes”, me profilin financë-bankë.
2. Këto programe të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe kohë zgjatja normale e tij është dy vjet.
3. Programet e studimit sipas pikës 1, të këtij vendimi, të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor, miratuar për universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
30/09/2009