E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha merr pjesë në Konferencën rajonale të Wolksvagen-it

Sot paradite, kryeministri Berisha mori pjesë në hapjen e Konferencës Rajonale të Wolksvagenit të organizuar për herë të parë në Shqipëri. Ne këtë aktivitet ishin të pranishëm biznesmenë vendas dhe të huaj. Duke përshëndetur konferencën kryeministri Berisha theksoi se qeveria shqiptare është e vendosur të angazhohet për të krijuar lehtësira të vazhdueshme për biznesin në përgjithsi, me qëllim rritjen e investimeve të huaja në vendin tonë.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i Wolsvagenit shprehu kënaqësinë për organizimin e kësaj konference në Shqipëri dhe për tërheqjen që siguron tregu shqiptar duke premtuar për rritje të invesimeve në të ardhmen.

Në përfundim të takimit përfaqësuesi i Kompanisë Wolksvagen i dhuroi kryeministrit Berisha stemën simbol të Kompanisë Wolksvagen, e cila dhurohet shumë rrallë nga kjo kompani.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›