VENDIM PER NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.54, DATË 28.1.2005, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE PËR DHËNIEN E LEJEVE PROFESIONALE SPECIALISTËVE, QË KRYEJNË PROJEKTIMIN, VLERËSIMIN, KONSULENCËN, MONITORIMIN DHE DREJTIMIN TEKNIK TË
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.54, DATË 28.1.2005, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE PËR DHËNIEN E LEJEVE PROFESIONALE SPECIALISTËVE, QË KRYEJNË PROJEKTIMIN, VLERËSIMIN, KONSULENCËN, MONITORIMIN DHE DREJTIMIN TEKNIK TË VEPRIMTARISË MINERARE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 20, të ligjit nr.7796, datë 17.2.1994, “Minerar i Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 2, e vendimit nr.54, datë 28.1.2005, të Këshillit të Ministrave, të ndryshohet si më poshtë vijon:
“2. Procedurat për dhënien e lejes profesionale specialistëve, që kryejnë projektimin, vlerësimin, konsulencën, monitorimin dhe drejtimin teknik të veprimtarisë minerare, përcaktohen me rregullore, e cila miratohet nga ministri.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA