VENDIM PER CAKTIMIN E MASËS SË SHPËRBLIMIT TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS SË AGJENCISË SË TRAJTIMIT TË KREDIVE
V E N D I M
PËR
CAKTIMIN E MASËS SË SHPËRBLIMIT TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS SË AGJENCISË SË TRAJTIMIT TË KREDIVE
Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “b”, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1.Anëtarët e këshillit mbikëqyrës së Agjencisë së Trajtimit të Kredive shpërblehen, për pjesëmarrje në këtë këshill në raportin: kryetari 30 për qind të pagës së sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave dhe anëtarët 20 për qind të pagës së sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie.
2.Anëtarët e këshillit mbikëqyrës së Agjencisë së Trajtimit të Kredive përfitojnë shpërblim, vetëm për pjesëmarrje në mbledhjet e këshillit. Kur këshilli mbikëqyrës zhvillon më tepër se një mbledhje në muaj, anëtarët përfitojnë shpërblim, sipas kuotës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, vetëm për mbledhjen e parë.
3.Ngarkohet Agjencia e Trajtimit të Kredive për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet nga data 1 prill 2006.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA