E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi ngushellon familjaret e Kryekomunarit te Terthores Remzi Veseli

26 tetor 2010

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi i dergoi sot nje telegram ngushellimi familjareve te Kryetarit te Komunes Terthore te Kukesit Remzi Veseli i cili u vra mbremjen e kaluar prane baneses se tij.

Te nderuar familjare te te ndjerit Remzi

Me hidherim te thelle mesova per ndarjen e papritur e te parakohshme nga jeta te njeriut tuaj te dashur njekohesisht edhe Kryetar i Komunes se Terthores Remzi Veseli nje tragjedi qe ka tronditur jo vetem familjen tuaj por mbare opinionin publik ne vendin tone.

Kjo eshte nje ngjarje jashtezakonisht e rende dhe nje akt kriminal i pashembullt qe i ve perpara pergjegjesise te gjitha strukturat perkatese te shtetit per te zbuluar autorin pa humbur kohe dhe per ta vene ate perpara drejtesise.
Ne keto momente te veshtira me lejoni tju shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta dhe te ndaj me ju dhimbjen per humbjen e njeriut tuaj te shtrenjte e te pazevendesueshem

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›