E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi rithekson rolin dhe kontributin vendimtar te nje gjyqesori te pavarur e profesional ne Shqiperi

26 tetor 2010

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi mori pjese sot ne Konferencen Shkencore te Shkolles se Magjistratures me teme Drejtesia - Virtyt dhe detyre qe perfeksionon vullnetin e perhershem te cdo gjyqtari dhe prokurori. Ne kete veprimtari te organizuar nga Shkolla e Magjistratures me mbeshtetjen e Fondacionit Hans Zaidel me rastin e diplomimit te magjistrateve te rinj te kesaj Shkolle ishin te pranishem Kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama Zevendesdrejtori i USAID-it ne vendin tone Endrju Mejbruk diplomate juriste profesore magjistrate dhe te porsadiplomuar nga Shkolla e Magjistratures.

Ne prani te tyre Presidenti i Republikes mbajti nje fjale pershendetese ne te cilen u shpreh

Pershendetje te gjitheve
E nderuar Drejtoreshe e Shkolles se Magjistratures
E nderuar Kryetare e Gjykates se Larte
E nderuar Prokurore e Pergjithshme
Te nderuar perfaqesues te Trupit Diplomatik
Profesore akademike dhe studente
Zonja dhe zoterinj

Natyrisht qe me jep nje kenaqesi te vecante dita e sotme te jem i ftuar ketu ne kete mjedis sa akademik aq edhe profesional ne nje gershetim te bukur brezash te atyre qe kane vendosur ne karrieren e tyre pikerisht ate qe konsiderohet sfida e gjithkohshme pra ajo qe ka te beje me drejtesine me dhenien e drejtesise me forcimin e karakterit te drejtesise me ate pervoje te cilen perballet cdo qytetar cdo institucion cdo shoqeri.

Perfundimi i nje cikli trevjecar i Shkolles se Magjistratures ne radhe te pare perben nje gezim legjitim per ata qe diplomohen por padyshim edhe per pedagoget e tyre te cilet kane ndare me profesionistet e rinj nevojen per te komunikuar dhe per te dhene dijet e tyre por ne fakt kjo eshte edhe nje dije e shtresezuar e brezave te qyteterimit. Jo rastesisht ketu zonjat parafolese iu referuan retrospektives se hershme te dijetareve te njerezimit por edhe atyre politikaneve te larte te cilet kane bere shume per te ndertuar nje raport te drejte midis politikes dhe drejtesise kane fituar shume eksperienca gjate perballjeve konstante te cilat nuk kane qene te lehta dhe kane lene mesime te vyera per brezat.

Kjo eshte arsyeja qe ne sot u referohemi ketyre figurave te medha dhe me sa duket perderisa referencat jane qysh nga kohet e lashta e deri ne periudhen moderne do te thote qe drejtesia ka qene nje sfide konstante ka qene nje beteje e perhershme dhe kjo mund te konstatohet edhe ne ditet e sotme. Per te mos e tepruar e per te thene qe edhe ne oret kur ne po diskutojme kur diskutohet per sfidat e drejtesise diskutohet per raportet midis politikes dhe sfidave te drejtesise diskutohet per kualitetet ne drejtesi diskutohet per domosdoshmerine e ruajtjes se pavaresise se gjyqesorit te Prokurorise diskutohet dhe debatohet ndonjehere edhe anatemohet lufta e cila ne vetvete ne substance duhet te kishte komunikimin. Pra binomi beteje - komunikim here shkon ne favor te se pares here shkon ne favor te se dytes e varur kjo dhe nga konjuktura te caktuara politike por qe gjithsesi mbetet nje komunikim ne dinamike. Kete mund ta shprehim edhe per eksperiencen shqiptare e cila ne 20 vite patjeter ka pasur nje progres te dukshem. Ai qe e mohon progresin natyrisht qe nuk eshte realist. Ai qe e hiperbolizon kete progres natyrisht qe nuk eshte realist. Pra sistemi i drejtesise ne Shqiperi gjate ketyre 20 viteve ne menyre te natyrshme te logjikshme ka shkuar pak a shume ne harmoni me stadin e shoqerise shqiptare me stadin e politikes shqiptare me stadin e institucioneve te Shqiperise. Keshtu qe kur flitet per drejtesine duhet pasur parasysh qe drejtesia eshte pjese e atyre eneve te komunikimit. Askush qe gjykon mbi drejtesine aq me shume ata qe gjykojne per drejtesine ne rolin e supervizorit nuk e kane kete te drejte sepse te gjithe duhet te jene kontribues dhe ne te njejten kohe te gjithe jane pergjegjes. Ai qe mund te flase per drejtesine ai qe mund te bertase per drejtesine natyrisht eshte ai qe nuk ka shanse qe te komandoje drejtesine dhe ky eshte qytetari i thjeshte.

Te dashur prokurore te rinj qe sot merrni diplomen e nje cikli mjaft te rendesishem te jetes suaj

Kjo Konference e cila behet ne kontekstin e asaj qe ju duhet te absorboni dhe te aplikoni ne jete eshte pikerisht ai binom shume i rendesishem qe vjen me virtytin kalon te detyra dhe besoj qe ne terma te pergjithshme permbush ate nevoje qe ka shoqeria sot.

Ne nje vend i cili eshte ne permbyllje te tranzicionit te vet askush nuk mund te thote qe ka nje ndarje me thike midis tranzicionit dhe nje ecjeje te konsoliduar institucionale zyrtare ne ate familje ku ne deshirojme te bejme pjese dhe jam i bindur qe eshte nje rruge e pakthyeshme. Ne nje shoqeri ku sikurse e thane zonjat parafolese perzihet ndonjehere verbi me realitetin perzihet ndonjehere demagogjia dhe mungesa e realizimit korrekt te detyres se gjithsecilit ne nje vend ne nje shoqeri ku politika shpeshhere e ka te veshtire te gjeje kufijte e vet natyrisht qe te gjithe duhet te jeni koshiente te preokupuar qe sistemi i drejtesise profesionistet e rinj duhet te kene parasysh qe orientimin e tyre ne radhe te pare duhet ta kene tek virtyti. Virtyti do te thote qe ti referohesh vokacionit te popullit qe do te thote ti referohesh Kushtetutes se Shqiperise. Do te thoni ju pse une i referohem ketij momenti sepse jo gjithmone ne drejtesi jo gjithmone tek ato figura te cilave ne nga larg ua vleresojme shfaqjen apo aparencen sepse nuk jemi ne gjendje te gjykojme substancen dhe historia e tranzicionit shqiptar i ka keto shembuj per fat te keq me shumice.

Duke iu referuar vetem Kushtetutes ligjit ju do te jeni te motivuar per drejtesi per paanshmeri per ekuiliber dhe kjo ne vetvete do te jete pastaj nje benefit per qytetaret. E thene ne menyren e leksionit dhe sigurisht ky ambient sot te jep shansin te operosh ne kete menyre duket sikur gjerat jane te thjeshta. Ju e shikoni qe here pas here te gjithe aktoret qe kane detyrimin per te bere apele publike ne menyre te vecante per drejtesine nuk e bejne kete sepse nuk e kane mundesine temen apo vend tjeter per tu shprehur. Jo nuk e bejne kete sepse fillon mengjesi ngryset mbremja dhe gjithe dita eshte e mbushur me zera qe bertasin per drejtesi. Dhe ky vjen patjeter si nje apel i detyrueshem per tu dhene nga njerezit qe mbulojne karriget me te rendesishme te shtetit por edhe nga ata qe jane me afer dhenies se drejtesise te atyre institucioneve tek te cilet njerezit sot me shume se kurre kane drejtuar syte.

Sot eshte fjala per dhjete magjistrate qe do te punojne ne linjen e Prokurorise. Zonja Rama iu referua natyrisht rendesise qe ka ky Institucion por edhe problemeve qe ka ky Institucion. Sigurisht qe ka progres te vazhdueshem por ka nevoja pa fund per te persosur punen ne kete Institucion ku nuk eshte nevoja ndoshta qe ti referohemi nese i kane jakat e bardha apo me viza por besoj qe mesazhi me i mire duhet te jete ai qe jepet drejtperdrejte. Ai mesazh te cilin e kam dhene edhe dite me perpara ku klima politike dhe nuk deshiroj te rikthehem ne perseritje eshte super e ngarkuar. Njerez te veshur me pushtet politik qe akuzojne njeri-tjetrin dhe me te drejte dhe nga nivelet e koshiences me minimale te nje qytetari vjen thirrja cfare nevoje kemi ti degjojme ne publik Sipas rregullit qe kane vendet e demokracise perendimore beteja zhvillohet ne institucionet specifike dhe akuzat politike vertet artikulohen edhe gjate periudhave qe ndajne periudhat elektorale por cdo gje artikulohet me kete frekuence me kete intensitet atehere kur eshte kulmi i betejes politike. Ndersa ambienti shoqeror mediatik i cili per fat te mire eshte futur ne cdo ambient familjar ka ngarkuar keto ambiente ne menyre te panevojshme sepse gjerat po te shkojne neper institucione po te kete besim ne institucione po te mos kete frike ne institucione po te mos kete fobi ne keto institucione po te kete virtyt po te kete zbatim te detyres do te thote qe te do kete kualitet do te thote qe do te kete drejtesi. Dhe asnjehere institucionet tona te ketij niveli nuk besoj te kene pasur me shume lende te pare per te punuar dhe per tu ekspozuar. Keshtu qe eshte koha per drejtesi. Koha per drejtesi ka qene gjithmone dhe do te jete.

Ne nuk jemi ne i vetmi vend qe perballemi me reformimin e drejtesise. Jane edhe vendet e tjera qe kane dekada qyteterimi perpara nesh. Jane vendet fqinje qe nuk kane pasur shansin ndonjehere te jene te izoluara. Ne kemi vendin fqinje Italine ku dhe dita e sotme paraqet nje debat te rendesishem per drejtesine. Por sidomos ky vend qe ka pasur trauma te jashtezakonshme ka pasur sisteme rrenjesisht te ndryshme ka pasur dhe ka ende mjaft kuadro te cilet natyrisht do te vleresohen ne menyre specifike per te mbajtur pikerisht ate per te cilen ne po flasim sot profesionalizmin dhe virtytin. Dhe ka pasur nga ata te cilet kane lene emer ne sistemin e drejtesise dhe historine e Shqiperise per njerez me virtyte te larta te cilet edhe ne kushtet e nje represioni te jashtezakonshem politik atehere kur me kuptimin e vertete te fjales te ikte koka kane lene detyren kur kane qene ne krye te drejtesise per te zbatuar nje urdher politik. Atehere me thoni te dashur pedagoge studente per cfare eshte nevoja sot kur ne jemi te lire kur ne e kemi te gjithe shansin per te qene te virtytshem pse eshte nevoja sot tuu nenshtrohemi urdhrave politike Seshte e nevojshme. Ne rast se dikush kerkon qe te jete dipendent nga politika atehere le te jete koha qe ti seleksionoje. Por qe kjo kohe ti seleksionoje duhet patjeter qe gradualisht te formohen njerez te rinj te cilet nuk duhet te jene te kompleksuar nga politika. Ne menyre absolute kjo nuk ndodh por duhet te kene gjithmone sensin e shkeputjes sa me shume te jete e mundur nga politika dhe fitimin e ekuilibrit nga drejtesia.

Kjo eshte arsyeja qe sot une kam nje shprese me shume kam nje shprese me shume se keta prokurore te rinj te cilet kane mbaruar kursin trevjecar te magjistratures jane asistuar nga pedagoge te mire jane asistuar me eksperienca shume te vyera te partnereve tane nderkombetare te cilet jane te pranishem edhe sot ketu. Kjo eshte arsyeja qe optimizmi im eshte real sepse e gjithe fryma ne pergjithesi eshte mbeshtetese e sistemit te drejtesise. Ai qe nuk do ta beje natyrisht nuk do ta beje. Klima fryma eshte e tille njerezit e kane te gjithe mundesine le te shpalosim atehere te gjithe se bashku secili ne pozicionin e vet predominimin e virtytit qe ne vetvete eshte edhe detyre kur njeriu ka shkuar ne nje pozicion ku nuk e ka detyruar njeri. Pra te gjithe se bashku le ta vleresojme kete dite si nje dite shume te rendesishme sepse kemi dhjete profesioniste te kualifikuar te cilet japin nje shprese per nje karriere e cila shpresoj per ta qe te jete e ndershme dhe e gjate.

Ne perfundim ne nje ceremoni te vecante Presidenti i Republikes dhe njekohesisht Kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise u dorezoi diplomat dhjete magjistrateve te rinj te porsadiplomuar nga Shkolla e Magjistratures duke u uruar atyre suksese.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›