E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr pjesë në darkën mbretërore të shtruar nga Mbretëresha e Danimarkës Margrethe II

  -       Gjatë darkës së shtruar nga Mbretëresha e Danimarkës Margrethe II, Kryeministri Berisha u takua me liderët më të mëdhenj të botës, të cilët i njohu me zhvillimin ekonomik të Shqipërisë  
 

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Danimarkë, Kryeministri Berisha mori pjesë në pritjen dhe darkën që Mbretëresha e Danimarkës Margrethe II kishte shtruar për nder të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të pranishëm në Samitin për Klimën, në Kopenhagen.
 
Gjatë pritjes dhe gjatë darkës, Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për të zhvilluar biseda me liderët më të mëdhenj të botës, me Presidentin e Francës z. Nicola Sarkozi, Kancelaren gjermane znj. Angela Merkel, Sekretaren e Shtetit znj. Hilary Clinton, Presidentin e Komisionit Evropian z. José Manuel Barroso, Presidentin e Parlamentit Evropian z. Busek, Presidentin e Brazilit z. Luiz Inácio Lula da Silva, Presidentin e Meksikës z. Felipe Calderón, Presidentin e Kolumbisë z. Álvaro Uribe Vélez, Presidentin e Serbisë z. Boris Tadiç, Presidentin e Senegalit z. Abdoulaye Wade, Kryeministrin e Japonisë z. Yukio Hatoyama, Kryeministrin e Kanadasë z. Stephen Harper, Kryeministrin e Norvegjisë z. Jens Stoltenberg, Kryeministrin e Spanjës z. José Luis Rodríguez Zapatero, Kryeministrin e Hollandës z. Jan Peter Balkenende, Kryeministrin e Luksemburgut z. Jean-Claude JUNCKER, Kryeministrin e Suedisë z. Fredrik Reinfeldt, Kryeministrin e Australisë z.Kevin Rudd, Kancelarin e Austrisë z. Werner Faymann, Kryeministrin e Maltës z. Lawrence Gonzi,, Kryeministrin e Letonisë Valdi Dombrovskis, Kryeministrin e Estonisë Andrus Ansip, Kryeministrin e Kuvajtit Sheikh Nasser Al-Mohammed Al-Ahmed Al-Sabah, Kryeministrin e Zelandës së Re John Phillip Key, Kryeministrin e Singaporit Lee Hsien Loong dhe Kryeministrin e Malajzisë Najib Tun Razak.
 
Në këto biseda Kryeministri Berisha diskutoi për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për përpjekjet e Shqipërisë për të përballuar pasojat e ndryshimit të klimës dhe vendosmërinë e qeverisë shqiptare për zhvillimin e të gjithë potencialeve të saj për energji të rinovueshme. Gjatë takimeve, Kryeministri Berisha përsëriti ftesën për bashkëbiseduesit e tij për të vizituar Shqipërinë.
 
Në të gjitha këto takime u diskutua gjithashtu edhe për zhvillimet ekonomike në vend. Kryeministri Berisha i njohu bashkëbiseduesit me gjendjen solide të ekonomisë shqiptare, si një ekonomi me një rritje rreth 5 për qind, me stabilitet të plotë makroekonomik, me deficit buxhetor 3.9 për qind, rritje të madhe të investimeve, zhvillimin e turizmit dhe stabilitetin e sistemit bankar në vend. Në këto biseda të ngrohta, Kryeministri Berisha mori mbështetje të plotë për intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale me këto vende mike, si dhe mori mbështetje nga të gjithë Kryeministrat e vendeve anëtareve të Bashkimit Evropian për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
 
Presidenti i Francës z. Sarkozy, Kancelarja gjermane Merkel, Sekretarja e shtetit znj. Klinton, Kryeministri i Japonisë z. Hatoyama, Kryeministri i Belgjikës z. Yves Leterme, Kryeministri i Kanadasë z. Harper, Kryeministri i Norvegjisë z. Stoltenberg dhe kryeministrat e vendeve të tjera mike e siguruan Kryeministrin Berisha se do të vizitojnë Shqipërinë.
 18/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›