E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton emërim dhe transferim prokurori.

D E K R E T

PËR EMËRIM DHE TRANSFERIM PROKURORI

Në mbështetje të nenit 149 pika 3 të Kushtetutës, si dhe neneve 8 pika 2 germa “c” dhe nenit 24 pika 3 të ligjit nr.8737,datë 12.02.2001 i ndryshuar me ligjin nr.10051 date 29.12.2008 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,

D e k r e t o j

Neni 1

1. Zoti Altin DUMANI, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, të emërohet prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë.

2. Zoti Afrim Shehu, me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Prokokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të emërohet prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

3. Zoti Artur CARA, me detyrë oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, të emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

4. Zoti Gentjan STOJA, me detyrë oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, të emërohet prokuror pranë kësaj prokurorie.

5. Zonja Afërdita VATNIKAJ, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, të transferohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

6. Zonja Suela SALAVACI, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës,të transferohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

7. Zoti Zeqir HODO, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë ,të transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 6360
Tiranë, më 10.12.2009

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›