Presidenti Topi pret Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

11 dhjetor 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, me kërkesë të këtij të fundit. Zoti Rama i shprehu Kreut të shtetit shqiptar dhe njëkohësisht Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë shqetësimet rreth gjendjes aktuale të institucioneve të sistemit të drejtësisë si dhe zhvillimeve më të fundit e situatën në vend.
Pasi dëgjoi qëndrimin e Kryetarit të Partisë Socialiste lidhur më këto çështje, Presidenti i Republikës ripërcaktoi edhe njëherë pozicionin e tij kushtetutes dhe e siguroi zotin Rama se do të vazhdojë të luajë rolin e tij si garant i Kushtetutës dhe i ligjit në funksion të rritjes së standardeve të institucioneve të drejtësisë, profesionalizmit dhe efektshmërisë, ndershmërisë dhe paanësisë së gjyqtarëve, dhe se do të vazhdojë të punojë për konsolidimin e pavarësisë së këtyre institucioneve të shtetit të së drejtës.