E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr pjesë në debatin ekonomik botëror të televizionit CNBC në Davos

Kryeministri Berisha, i cili ndodhjet për një vizitë në Davos të Zvicrës mori pjesë sot në debatin ‘live” të organizuar nga televizioni CNBC, një nga debatet më të rëndësishme ku u diskutua për të ardhmen e ekonomisë në 12 vitet e ardhshme.

Në këtë debat morën pjesë personalite të rëndësishme të korporatave të mëdha financiare si dhe drejtues të grupeve bankare më të mëdha të botës. Ky debat u përqendrua veçanërisht në politikat globale financiare dhe rolin e tregjeve të reja emergjente në ecurinë  e ekonomisë botërore.

Ndër pjesëmarrësit e këtij debati ishte dhe personaliteti i njohur George Sorros, i cili do të takohet me Kryeministrin Berisha gjatë këtij Forumi. Diskutimet u ndalën ndër të tjera tek nevoja e një koordinimi të ri ndërkombëtar të politikave financiare dhe në nevojën e nje bashkëpunimi global të tregjeve ndërkombëtare.

Kryeministri Berisha mori pjesë në këtë panel së bashku me Ministrin Basha dhe i shoqëruar nga Majkell Granof, President i Fondit Shqiptaro-Amerikan të ndërmarrjeve.

Nëpërmjet një sondazhi të zhvilluar u arrit në përfundimin se bashkëpunimi global i tregjeve duhet të jetë i gjerë, dinamik dhe i mirëintegruar me tregjet e reja emergjente.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›